By Pass në Shkodër, AK 
protestë, shoqërohet aktivisti
FOTO- Nga momenti i shoqerimit

By Pass në Shkodër, AK  <br />protestë, shoqërohet aktivisti<br /> FOTO- Nga momenti i shoqerimit
Shkodër- Një aktivist i Aleancës Kuqezi është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë, teska aleanca po zhvillonte një manifestim paqësor në mbrotje të të drejtave themelore të njeriut dhe të pronës private në qytetin e Shkodrës.

Përfaqësues të AK deklaruan se aktivisti u shoqërua në momentin kur po zhvillohej protesta.

Për momentin dihet vetëm emri i një aktivisti, Herigert Kapllani, ndërsa do të verifikohet më tej nëse ka aktivistë të tjerë të shoqëruar në komisariat.

Tubimi nisi rreth orës 11:00 përpara bashkisë së qytetit të Shkodrës në mbeshtetje të 150 familjeve shkodrane qe do tu prishet shtëpia prej projektit te "bypass-it" te Shkodrës.

Aleanca KuqeZi mbështeste protestën e banorëve të këtyre shtëpive pasi ata nuk kanë gjetur përgjigjie dhe informacion mbi mënyrën e prishjes, afatet dhe mënyrën e kompesimit të prishjes së pronës së tyre. "Qytetarëve të Shqipërisë Kushtetuta e Republikës u garanton të drejtën e informimit e cila në këtë rast u është mohuar."- deklaruan përfaqësues të AK. Sipas tyre, "Informimi i qytetarëve mbi shembjen e pronës është detyrim ligjor. Në asnjë vend të botës nuk nxirret pronari me dhunë."

REAGIMET PER SHOQERIMIN NE KOMISARIAT
AK nënvizon se tubimi u zhvillua në përputhje të plotë me ligjin, dhe se aktivistët u shoqëruan në komisariat “padrejtësisht”. Ata nënvizojnë se nuk ka pasur asnjë incident gjatë mbajtjes së tubimit ndërsa nënvizon se “po mohohet e drejta e tubimeve paqësore dhe se nuk do të trembemi nga presione të tilla”.

Nga ana e saj policia e Shkodrës deklaron se AK theu lejen e protestës, pasi atyre u ishte përcaktuar të protestonin para bashkisë, por bllokuan rrugën.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje

Spartak Ngjela: Turp historik! Nuk lejojnë votim të lirë, e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veçse të rrinë në pushtet për privilegje