Superliga/ Egnatia 'shkërmoq' 0-4 Tiranën dhe merr kreun, Gugash Magani me 'valixhe në duar'! Bylis fiton 0-3 në Laç

Superliga/ Egnatia 'shkërmoq' 0-4 Tiranën dhe merr kreun, Gugash Magani me 'valixhe në duar'! Bylis fiton 0-3 në Laç

Tirana 0-4 Egnatia dhe Gugash Magani

Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të shtunë dy ndeshjet e para të raundit të 21-të. Te suksesi dolën Egnatia dhe Bylisi, ndërsa Tirana rrezikon të mbetet pa trajner.

Në "Arenën Kombëtare", Tirana vendase u mposht 0-4 nga kampionët në fuqi të Egnatias. Me këtë humbje duket se trajneri Gugash Magani ka "derdhur kupën e mbushur" prej kohësh, ndërsa pritet që trajneri të largohet nga bardheblutë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, me fraksionin e dytë që ishte "zjarr". Serxho Ujka, Regi Lushkja, Bakayoko dhe Edison Ndreca shënuan për rrogozhinasit e trajnerit Edlir Tetova. Me 36 pikë Egnatia merr momentalisht kreun e Superligës, ndërsa Tirana me 18 pikë ndodhet në vendin e parafundit.

Situata e Maganit - Pas disfatës së hidhur 0-4 kundër Egnatias, po përflitet se trajneri Gugash Magani ka dhënë dorëheqjen si trajneri i Tiranës. Mirëpo për Report Tv, Grent Halili, drejtues te Tirana, njëkohësisht djali i presidentit Refik Halili, mohon që kjo të jetë e vërtetë.

Në Laç vendasit u mposhtën 0-3 nga Bylis. Miqtë marrin fitoren e dytë radhazi dhe shtojnë presionin te Tirana e cila ndjek nga pas. Pasi mposhtën Dinamon një javë më parë, Bylis triumfoi në udhëtim me dopietën e Berko dhe golin e Peralta.

Superliga, raundi 21:

E shtunë, 18 janar 2025

13:30 Laçi 0-3 Bylis

16:30 Tirana 0-4 Egnatia

E diel, 19 janar 2025

Skënderbeu - Vllaznia

Teuta - Partizani

Dinamo - AF Elbasani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:39
Gugash Magani dorëhiqet nga Tirana? Halili për Report TV: Nuk është e vërtetë


Pas disfatës së hidhur 0-4 kundër Egnatias, si dhe situatës së vështirë ku ndodhet, po përflitet se trajneri Gugash Magani ka dhënë dorëheqjen, duke ia paraqitur drejtuesve të klubit.

Mirëpo për Report Tv, Grent Halili, drejtues te Tirana, njëkohësisht djali i presidentit Refik Halili, mohon që kjo të jetë e vërtetë; bën me dije gazetari Ernest Koçi.

Magani erdhi pak muaj më parë në krye të Tiranës pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit, me synimin për të ndryshuar situatën te Tirana, që pavarësisht historisë së madhe këtë sezon përballet me vështirësi te shumta, që vënë në dyshim të madh mbijetesën.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1

Superkupa 'deh' Barcelonën, Getafe e ndal 1-1