BALLSH - Bylis ia doli të rikthehej te fitorja pas tre humbjeve radhazi, duke mposhtur 2-1 Vorën. Në stadiumin 'Adush Muça' vendasit e Mirel Josës fituan edhe pse për më shumë se 70 minuta luajtën me dhjetë lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Marin Abazaj në minutën e 18-të. Vora pëson humbjen e dytë radhazi, por sot trajneri Arjan Bellai u mposht nga ish-ekipi i tij.

Ndeshja në Ballsh nisi me dy skuadrat që u përpoqën mos pësonin. Paçka kartonit të kuq në dëm të tyre, Bylisi ia doli të kalonte në avantazh me Malomo Ayodeji në minutën e 22-të. Nga brenda zone mesfushori nuk fali dhe pjesa e parë u mbyll me këto shifra.

Në fraksionin e dytë Vora barazoi me të përhershim Bernard Karrica në minutën e 60-të, por autogoli i Shkëlzen Ruçit në minutën e 78-të i dha tri pikë vendasve. I sapofuturi Sanogo goditi traun e portës dhe portieri mik u detyrua të shënonte autogol.

Me nëntë pikë Bylis ngjitet në vendin e shtatë, ndërsa Vora me dhjetë pikë mbetet në vendin e gjashtë.

Superliga, raundi 9-të:

E martë, 28 tetor 2025

14:00 Bylis 2-1 Vora

17:00 Egnatia - Teuta

E mërkurë, 29 tetor 2025

17:00 Flamurtari - Vllaznia

19:30 Dinamo - Partizani (Elbasan)

19:30 KF Tirana - AF Elbasani ('Air Albania')

Renditja: