Bylisi thyen kampionët e Partizanit, Vllaznia merr fitoren në Gjirokastër

Bylisi thyen kampionët e Partizanit, Vllaznia merr fitoren në Gjirokastër

Java e 14  e Superligës ka nisur me një surprizë të madhe pasi Partizani kampion në fuqi është mposhtur me shifrat 1-2 në transfertë nga Bylisi. Ballshiotët do të mernin epërsinë shumë shpejt pas autogolit të Belicës në minutën e 6, ndërsa Partizani pas disa tentativave do të barazonte me Jurgen Bardhin, duke dhënë përshtypjen se këtë ndeshje mund ta fitonte.

Ndërkohë atëherë kur nuk pritej, në minutën e 54 Guido realizoi golin e dytë për Bylisin, një gol që do rezultonte vendimtar deri në fund. Kjo nuk ishte e keqia e vetme për Partizanin pasi të kuqtë për shkak kartonash humbën edhe dy lojtarë në prag të sfidës derbi me Tiranën. Broja plotësoi numrin e kartonave të verdhë, ndërsa Telushi u ndëshkua me të kuq.

Ndërkohë takimi tjetër i orës 13:30, i zhvilluar në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Vllazninë ka përfunduar 0-2 në favor të shkodranëve.
 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare