Bylykbashi:Dekriminalizimi, e nisim
 me ndryshime në Kodin Zgjedho

Bylykbashi:Dekriminalizimi, e nisim<br /> me ndryshime në Kodin Zgjedho
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, në një intervistë për A1 Report e ka bërë të qartë se ndryshimet kryesore ligjore për të sjellë në jetë ligjin për dekriminalizimin e parlamentit do të jenë së pari ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor, duke vendosur rregulla të qarta dhe strikte për të ndaluar kandidimin e personave me precedentë kriminalë.
 
Tashmë PD ka depozituar një kërkesë në Kuvend për të ngritur një komision “ad hock” për dekriminalizimin e parlamentit, i cili në përbërje do të jetë bipartizan, me të njëjtin numër anëtarësh, dhe me të drejtën e vetos nga të dyja subjektet politike, për të garantuar kështu konsensusin.
 
“Ligji të vendosë instrumente, jo vetëm parime ndaluese por instrumente të qartë që do të bllokojë që në fazën e kandidimit apo që në fazën e konkurrimit në administratë të personave që kanë këtë problem. Me instrumente të qartë dhe pasoja të qarta”, tha Bylykbashi.
 
Por çfarë do të ndodhë nëse ndryshimet në kod nuk do të zbatohen nga subjektet politike?
 
“Rrënja, humbja e mandatit, largimi nga pozicioni ashtu siç ne kemi vënë kriteret të forta në lidhje me, ta zëmë kuotën gjinore, aq më të forta do të jenë për këtë”, deklaroi deputeti i PD-së.
 
I pyetur nga A1 Report nëse opozita do të ushtrojë trysni politike drejt mazhorancës duke përdorur ligjin për dekriminalizimin dhe rezolutën e 24 dhjetorit, në të mirë të bashkëpunimit dhe konsensusit për reformën në drejtësi, Bylykbashi përgjigjet
 
“Reforma në drejtësi do të përfitonte po themi nga forcimi i aspekteve dekriminazuese sepse qartasi do të tregonte një qëllim qoftë dhe politikën penale të shtetit shqiptar dhe kriminalizimi nënkupton edhe luftën ndaj blerjes së votës në mënyrë që personat që nuk zgjidhen me votën e lirë dhe të ndershme, të fshehtë por që e blejnë votën apo e dhunojnë në forma të tjera, ata nuk kanë vend në parlament”, shtoi Bylykbashi.
 
Për deputetin Bylykbashi, marrëveshja e dhjetorit të shkuar dhe rezoluta e ndërkombëtarëve është garancia se mazhoranca nuk do të mund ti shmanget konsensusit
 
“Kjo mazhorancë nuk ka hapësirë për të rrëshkitur, ne jemi aty për të ngritur flamurin dhe për t'i treguar në çdo moment shkeljen e marrëveshjes”, përfundoi deputeti demokrat.
 
Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ligjeve shtoi se opozita është gati që të ndërhyjë edhe në kushtetutë për të parandaluar njerëzit me rekorde kriminale në politikë. Përsa i përket emërimeve të personave me histori kriminale në postet drejtuese të administratës Bylykbashi shtoi se do të ketë ndryshime të tjera ligjore për këtë kategori.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!