Bylykbashi:Letra e 3 kongresmenëve
kontribut për drejtësi të pavarur 

Bylykbashi:Letra e 3 kongresmenëve<br />kontribut për drejtësi të pavarur 
Nënkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi i ka konsideruar letrat e kongresmenëve amerikanë, Kryetari i Komitetit për Europën në Komisionin e Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan Dana Rohrabacher dhe David Jolly e Robert Aderholtqë  i kanë drejtuar Sekretarit Kerry,  lidhur me reformën në drejtësi janë një kontribut i çmuar për tiu dhënë shqiptarëve një drejtësi të pavarur sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe që garanton moskapjen politike.

Bylykbashi shton se, kongresmenët amerikanë duke iu referuar Komisionit të Venecias kanë sugjeruar si zgjidhje të çështjes së vetme ku palët nuk bien dakort, adoptimin dhe zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, duke e konsideruar këtë si garanci për një reformë të suskseshme dhe te gjithpranuar në drejtësi.

Ai thotë se, ky angazhim i kongresmenëve amerikanë duhet të shërbejë si një shtysë për mazhorancen për të zhbllokuar reformën në drejtësi, duke i dhënë zgjidhjen e propozuar nga Komisioni i Venecias në rekomandimin 88.

Uroj që Edi Rama të heqë dorë nga përpjekja e tij për të kontrolluar gjyqesorin dhe ti hapë rrugë konsensusit për reformën në drejtësi si rruga e vetme per tju dhënë qytetareve drejtësine qe duan, drejtësinë që nuk mbron por ndëshkon krimin dhe korrupsionin’ thotë Bylybashi në reagimin e tij.​

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë