Bylykbashi:PD e ka prioritet
vendosjen e votimit elektronik

Bylykbashi:PD e ka prioritet<br />vendosjen e votimit elektronik<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi ka reaguar lidhur me mënyrën e votimit që do të përdoret gjatë zgjedhjeve të ardhshme, ku është shprehur se mbështet votimin elektronik.

“Partia Demokratike e ka prioritet vendosjen e votimit elektronik dhe futjen e indetifikimit biometrik të zgjedhësve në zgjedhje. Është instrumenti më i rëndësishëm i cili do të bënte një transformim rrënjësor për procesin zgjedhor për shmangien e shitblerjes së votës,” tha Bylykbashi.

Sistemi zgjedhor është një çështje që është në tryezën e komisionit zgjedhor, ka qenë në platformën e Partisë Demokratike në vitin 2016 mbetet edhe sot e kësaj dite. Partia Demokratike do të koordinohet me të gjithë aleatët e saj politik, përfshirë partinë republikane dhe partitë që kanë qenë pjesë e koalicionit të qëndrueshëm përfshirë Lëvizjen Socialiste për Integrim,” tregoi Bylykbashi.

Ky votim është planifikuar të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme në qendrat e votimit. Partia Demokratike nëpërmjet tij ka theksuar se e mbështet këtë risi të re të votimit elektronik.

Sipas Bylykbashit ndërkombëtarët e mbështesin votimin elektronik. PD e ka prioritete teknologjinë në zgjedhjetha deputeti demokrat për mediat.

Bylykbashi u shpreh se sistemi zgjedhor është në tryezën e Komisionit duke theksuar se do koordinojë qëndrimin me të gjitha aleatët e saj dhe LSI për ti dhënë zgjidhje shitblerjes së votave pasi pa zgjidhur këtë çdo sistem dështon.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar