Bylykbashi: Propozimi i PD-së për
vetingun, partitë politike asnjë rol

Bylykbashi: Propozimi i PD-së për<br />vetingun, partitë politike asnjë rol
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm i Reformës në Drejtësi, Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat tha dje se në propozimin e fundit të bërë nga Partia Demokratike për vetingun, partitë politike nuk kanë asnjë rol.

“Propozimi ynë është qëndrim parimor i yni që në veting, në përzgjedhjen e komisionerëve që do bëjnë vetingun, partitë politikë nuk  do të kenë asnjë rol, as për kandidaturat as për filtrimin. Në këtë proces partitë, në pozitë e opozitë nuk duhet të kenë rol dhe propozimi i PD thotë këtë’ tha Bylykbashi. Sipas tij, vota sekrete garanton depolitizimin e të gjithë emrave që do të kandidohen e do të zgjidhen. “Propozimi ynë, përmes votës sekrete në përzgjedhjen e kandidatëve, garanton pamundësinë e etiketimit politikisht asnjë prej 12 kandidaturave që do dalin për komisionin  e vetingut. Parlamenti do përzgjedhë mes kandidaturave profesionale dhe kjo s’do të thotë politizim.” u shpreh Bylykbashi.

Ai shtoi se, PD në propozim e fundit ka lëvizur nga propozimi i bërë nga OPDAT e EURALIUS i vendeve të rezervuara. “Ky propozim i ri është lëvizje nga vendet e rezervuara, por që garanton zbatimin e paragrafit 88 duke garantuar çdo gjë që thotë Venecia, kjo është oferta jonë e kompromisit. PS vijon të propozojë votën e vet të transferueshme që i jep më shumë peshë mazhorancës sesa opozitës”,- tha ai.

Në debat u përfshi dhe anëtari i majtë në Komisionin e reformës në drejtësi, Pandeli Majko, i cili kishte një këshillë për opozitën, si dhe socialisti Erjon Braçe.

“Në ditë të vështira ku këtu duhet të vinin tanke dhe helikopterë, ne i kthejmë sytë nga SHBA. Kur vjen puna se dikush mund të na kërcasë dhëmbët, flas fuqi në lindje, ne i kthejmë sytë nga SHBA. Por kur SHBA-të na kërkojnë ne të hedhim disa hapa për të mirën tonë në drejtimin që ata mendojnë se është më e mira për publikun, për shoqërinë shqiptare dhe shtetin shqiptar, këtu fillojnë historitë pastaj me sovranitet, me mosndërhyrje në punët e brendshme”-tha Majko.

“Ky është problem që po mban peng reformën, që na ndan ne nga ju, dhe ju ndan ju nga shqiptarët. Propozimi i djeshëm i Lulzim Bashës është një mashtrim i madh, nuk ka asgjë të re. E vetmja e re në propozimin e Lulzim Bashës është fakti që Lulzim Basha nuk po them PD, por Lulzim Basha kërkon të përzërë nga proçesi i vetingut të gjithë ndërkombëtarët. Ta harrojë Lulzim Basha dhe Sali Berisha!”-u shpreh Braçe.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'