Opozita  akuzon kryeminsitrin Edi rama se po bën cdo përpjkeje për të zvarritur procesine dekriminalizmit. Kryetari i Komisionit të posacëm Oerd Bylykbashi tha në një  prononcim për  mediat se ky proces duhet mbyllur sipas marrëveshjes së 24 dhjetorit e permes tij bëhet e mundur që kriminelët të dalin nga parlamnti. Sipas tij nuk është PD ajo që vendos afate por është opinioni public që e imponon një gjë të tillë.

Të hënën mblidhet komisioni i dekriminalizimit,  ndërsa  opozita tha Bylykbashi mirëpret çdo propozim që mund të përmirësojë këtë process por  nuk do të pranohen oferta që e bëjnë të pamundur atë.

Konferenca e Kryetarëve, pavarëisht kërkesës së PD , nuk përfshiu në kalendarin tre javor të punimeve draftin për decentralizmin por  në programin tre mujor të tij. Bylykbashi ka këtë përgjigje për këtë situatë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)