Bylykbashi: Ramës i duhet pak
prokurori, se ashtu është një punë...

Bylykbashi: Ramës i duhet pak<br />prokurori, se ashtu është një punë...<br>
Deputeti i PD, Bylykbashi akuzon sërish kryeministrin Edi Rama se kërkon që të zgjedhë prokurorin e përgjithshëm, pasi ka hallin e dosjeve të nxehta të korrupsionit që i rrezikojnë qeverisjen.

Nëse ngrihej Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ky këshill do të ngrinte SPAK, prokurorinë e posaçme antikorrupsion. SPAK është i pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm‎ dhe do të merrte në dorë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda hetimin e dosjes Habilaj/Tahiri, të Dakos, Sejdinit dhe dosjet e korrupsionit. Prokurori i Përgjithshëm nuk i pezullon dot prokurorët e SPAK.

Duke mos u ngritur Këshilli i Lartë i ‎Prokurorisë, SPAK nuk ngrihet dot, Rama duke shkelur Kushtetutën cakton me 36 votat e tij Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm që ka në vartësi e mund të pezullojë prokurorët e krimeve të rënda që hetojnë dosjet e nxehta dhe të caktojë ata që do Kryeministri. Dhe pastaj ka sharlatanë që thonë se Rama nuk po kap drejtësinë, por po bën reformë në drejtësi” shkruan ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Duzina e trashëgimtarëve të pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë