Oerd Bylykbashi në një postim në rrjetin social Facebook ka reaguar pas deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama, ku ka thënë se, ai ka pranuar propozimin e Partisë Demokratike për formulën e re të “vendeve të rezervuara”, ndërkohë që e ka akuzuar se vijon folklorin e tij për reformën.
 
Por ai ka thënë se Rama ngul këmbë tek “votat e trafikueshme” duke kërkuar kështu një divan me 8 vende që të shtrihet gjerë e gjatë.
 
Ja statusi i plotë në Facebook i Oerd Bylykbashit.
 Breaking Neës: Kryeministri Rama pranon formulen e "vendeve te rezervuara".
Kryeministri dje kishte sajuar batutën e re folklorike për reformën në drejtësi. Sipas tij PD kishte lëvizur nga formula e "vendeve të rezervuara" tek formula e "vendeve të blinduara". Vë bast që i ka pëlqyer shumë gjetja, por as që e ka idenë se për çfarë flet.
PD propozon që 12 komisionerët e vetingut të zgjidhen 6 nga mazhoranca dhe 6 nga opozita mes profesionistësh, ndërsa formula e "Votës së Vetme të Trafikueshme" që ngul këmbë Kryeministri, bën që kryeministri të marrë me siguri matematikore 8 komisionerë që do shkarkojnë gjyqtarët dhe t'i mbajë për 9 vjet. Pas kësaj këta komisionerë ikin në shtepi, pra do të punojne vetëm një herë dhe vetëm për Ramën.
Pra Kryeministri është shumë dakord me PD; duhet formula e vendeve të rezervuara. Por ama, si mund të jetë ai baraz me PD?! Kurrë! Kryeministrit i duhet një divan me 8 "vende të rezervuara" që të shtrihet sa gjatë gjerë dhe të mbajë edhe telekomandën sipër barkut që ta komandojë drejtesinë sipas qejfit, pa u ngritur nga divani. Tamam si pasha, vetëm nargjileja i mungon.
Si e thoshtëBrezhnjevi? Ajo që është e imja është e imja, ajo që është e jotja mund ta negociojmë. Pra 6 vendet e rezervuara të Kryeministrit nuk diskutohen, por hajde të negociojmë ato të opozitës dhe mos t'i lemë 6 por vetëm 4. Madje edhe 4 shumë janë por hajt, s'po e teprojmë! Keshtu po që është reformë euroatlantike!
Rezervojini Kryeministrit divanin me 8 vende dhe kompromisi u krye! Se mos thoni që kur kryeministri kontrollon shumicën e komisionerëve të vetingut politizohet gjyqësori, ore?! Rreziku vjen vetëm dhe vetëm nga 4 vendet e opozitës dhe këtë mediat e Kryeministrit t'ia ngulin mirë në kokë shqiptarëve dhe të huajve!
Kompromis ka, por duhen profesionistë për ta kuptuar
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)