PD: Të nis hetimi për kryeministrin, fshehu arrestimin në Itali! Rama: O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta

PD: Të nis hetimi për kryeministrin, fshehu arrestimin në Itali! Rama: O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta

Ish-deputeti i Partisë Demkratike, Oerd Bylykbashi dhe kryeministri Edi Ram

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demkratike, Oerd Bylykbashi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të sqarojë të vërtetën e deklaratës së tij se është arrestuar në Itali, nëse e ka bërë për propagandë ajo jo.

Nga selia blu, ish-deputeti sjell në vëmendje rastin e dy ish- deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica të cilët humbën funksionet e tyre pikërisht se nuk kishin deklaruar në formularin e dekriminalizimit arrestimin. Ai u bën thirrje institucioneve që të nisin hetimet dhe nëse vërtetohet një arrestim  i tillë, për të cilin Rama nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, duhet të zhvishet nga të gjitha postet shtetërore. PD i referohet deklaratës së kryeministrit Edi Rama në një televizion italian ku ishte i ftuar për të folur për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve. Duke folur për racizmin për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve '90, kreu i qeverisë tha se ai është arrestuar në Bolonja, pasi ishte revoluar me një polic, pasi pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. 

"Ne mes te hallit që ka zënë të gjithë, kur njerëzit janë mbyllur në shtëpi dhe shpesh nuk kane mundësi të sigurojnë bukën e fëmijëve, apo biznesi u është mbyllur, Rama deklaroi në median italiane se vite me parë është arrestuar në Bolonja sepse kishte kundërshtuar një punonjës policie. ‎Ka një problem të madh me këtë deklarim: është arrestuar nga policia. Kryeministri NUK e ka deklaruar këtë arrestim në formularin e Dekriminalizimit! Në rast mosdeklarimi ligji dikton se ai humbet të gjitha funksionet publike. Edhe si deputet edhe si kryeministër! Ligji i Dekriminalizimit i kaluar me shumicë të cilësuar nuk pezullohet me akt normativ as ne kohe lufte apo pandemie. Sa për t'ia kulluar mendimet Kryeministrit, dy deputete janë larguar nga parlamenti për kaq gjë. Thjesht sepse nuk deklaruan arrestin. Edi Rama duhet te sqaroje urgjentisht nëse ka gënjyer për propagande se është arrestuar ne Bolonja pasi kundërshtoi një punonjës policie, në të kundërt institucionet duhet të nisin menjëhere procedurën e parashikuar nga Ligji i Dekriminalizimit për mosdeklarim në formularin e Dekriminalizimit të arrestimit nga policia", shprehet Bylkbashi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili e ka komentuar këtë deklaratë me nota ironie. 

"O Zot të lutem në gjunjë t'u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç'nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve '90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?! Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s'paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre", shkruan Rama. 

Faksimile nga formulari i dekriminalizimit të Edi Ramës

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 03/04/2020 10:33

    Sa gjynah e madhe Jane njerzit, une nuk Marr vesh nga politica, por nuk kuptoj keta deputet te PA lyre, o deputet o budallenj ju duket Koha Tani per tu marre me keto gjera? Pastaj ja do heqim ramen se ju do qefi juve, po ke do fusim kryeminister ty apo lulin apo berishen???!!! Ahh zoti madh pse I bere keta budallenj kamdidat

    Përgjigju
  • Iris: 03/04/2020 03:33

    Reagimi e protesta e z.Rama lidhet me shkeljen e perkembjen e te drejtave te njeriut e ne kete rast me fyerjen e nje gruaje.PD me dashakeqesi nuk I ka permendur arsyet e ndalimit ,duke u fokusuar vetem te pasojat .Megjithese ndalime te tilla jane vetem disa oreshe ne vendet demokratike ,do te doja qe politikanet te ishin krenare per arrestime te tilla pasi ngrejne piket ne rezymete politike-sociale.Kujtoni XH.Fonda arrestuar sa here per kauza te ndryshme ,qe nga perkrahja per Vietnamin e deri me te fundit,vitin e kaluar,po keshtu kane vepruar shume artiste te tjere.

    Përgjigju
  • Paulin spiro: 02/04/2020 18:03

    Perse valle e kane arrestuar Ed Ramen? Skenderbeun e shekullit 21 Ndoshta shoqeria e keqe ose talenti I TIJE Per ARTIN e coje kryeministrin tone ne paudhesira

    Përgjigju
  • Zoti Rama: 02/04/2020 18:02

    Keta nuk i krijoi i madhi zot por jane pjelle e gjirizeve keta jane minj halesh

    Përgjigju
  • Kafsha: 02/04/2020 16:04

    Gjynah qe po djegin dhe Oerdin i cili eshte nje politikan shumë i mirë , i ri dhe I zgjuar. Unë mendoja së meqenese nuk prononcohet shume, dikush e ruan qe të mos digjet si karte e djegur por nga sa duket do e djegin dhe kete. Turpe!

    Përgjigju
  • Dalipi: 02/04/2020 15:25

    RAMA DHE KERRRICAT E TIJE NE OFENSIVE

    Përgjigju
    • Dape: 02/04/2020 16:18

      Bashke me krricat e gomeret jame shumice me ne kry Flamur Noken doktor

  • PËR KADKARIN [ KADRIUN]: 02/04/2020 14:59

    O kadri siç ke emrin kadri qeke dhe nga trut polici fashist Italjan po diskriminonte një femër një grua. E Edi ka ndërhyr siç duhet të ndërhynte çdo Shqiptar o kadkarr. Polici fashist ska pas shanc çfar ti bëj Edit se në Evrop kur polici të areston prokurori i Italis do fakte pse e ke arestuar e fashistit Italjan sja ka mbajt bytha ta bëj të gjat ktë pun se nëpër Airoporte ka me qindra kamera e po ta zgjaste muhabetin polici fëlliqsir shkonte në burg për racizmin e tij o kadkarr. A e kupton ti si funksjonon bota o kadkarri Idjot e mir që ditke me shkrujt ti o kadkar. Se kush je ti kuptohesh nga emri se nga e ke prejardhjen me emrin KADKARR.

    Përgjigju
  • Arbëri: 02/04/2020 14:56

    PD thuaja këngës më të mirën që e di, thuaja asaj kënge që jeten ua ka n’xi....

    Përgjigju
  • Konjak: 02/04/2020 14:48

    Zoteri Bilikbashi , po c'far jan keto zbulime qe na trajton ; ne nje kohe qe zoteri Rama ,kete ngjarie ,e shpreh si nje ngjarie ,disi te rendomte ,te ngjar midis nje tifozi , ku shpreh gezimin , apo ngercin , per skuadren e tij te zemres ,me organet e rendit .Po ketu nuk shikoj ndonje veprimtari te rrezikshme , thjesht nje reagim sportiv ;gjera ,qe ne moshen e re ndodhin rendom ,por te pa demshme . Zoteri opozitar , po bej detyren si opozitar , -qe ne keto momente - ka rendesi te vecant , vigjilenca , per te eleminuar mdonje veprimtari te gabuar apo pakujdesi , ne punet dhe perkujdesien e qeverise , ndal popullit .Ne te kundert mos ju beni barre , nje partie ,qe shpesh her , del ne krye te pushtetit , dhe qeveris popullin . Zoti ju ndihmofte ,te gjeni vet-veten . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 02/04/2020 14:17

    Je gjigand Edo. O bone me hije keto rraca hienasj

    Përgjigju
  • Toni: 02/04/2020 13:51

    Jeni shum t trash...Po prap ju provokoi dhe rat si peshkagur brënda...Rri o z.kryeministër ça tall rikë-n me kta

    Përgjigju
  • Hajt mo: 02/04/2020 13:49

    Keto akuza politike ruajini per pas pandemise. Tani keni per detyre te shihni ku nuk po shkojne ndihmat, nese po shperndahen drejt dhe te perconi zerin/hallet e biznesit te vogel. Se ja e hoqem Ramen ashtu si Kurtin, kush nga PD do ta bente rolin e Kryeministrit me mire? Me jepni shembulline nje kryetari bashkie te suksesshem te PD-se.

    Përgjigju
  • Sifi: 02/04/2020 13:47

    Ky eshte prototipi i mendjemadhit budalla qe ka PD.Po si te deklaroj Rama nje konfikt te castit te 1990 me policine italiane ne dishen e dekriminalizimit ? A ka kritere love gjire se cfar duhet deklaruar mor budalla.Po ti ke deklaruar per shqyerjen e kutive te votimit te 2011 per bashkine e Tiranes ?U ketkua nga opozita por ti ushe kunder megjithse Saliu ishte dakort te hspeshin.Ky veprim i joti eshte kriminal dhe duhet denuar penalisht

    Përgjigju
    • Zefi: 02/04/2020 15:09

      O sifi o popull,nuk i paske harruar ato zgjedhje,sepse me qe ishin si ishin,i morri UJKU sali (sb), i mbajti mbi nje muaj ne Mullet kutit e votimit,i gatoj sic deshi,dhe mbas nje muaji i pruri duke thene hajde ti numerojme,dhe per çudi Luli na del fitimtar.Ku i mbajte mend more qerata,po pse e ngacmove mutin o sofi,tani meri er te kenaqesh.

  • populli: 02/04/2020 13:44

    Beji nje nder vendit e me larg.. Cdo dite po tregon vlera te nje lideri te padiskutushe.. Mbaje o vella dhe 4 vjet mos na le ne dor te ketyre( noka, paloka, vokshi, salians.. ) Do na kthej zoti shpinen pergjithmone..

    Përgjigju
  • Alda mehemetajm: 02/04/2020 13:44

    Te gjithe njereziteqe jane terregjestruare si te papune nuke marin ndihem ekonomike keta skan leje ase per buke jane mijera familje qe jane rreghestruare si te pa pune marin punonjesin socjale nuke pergjigjet kryeministri thA fitojn edh3 sta qe jane rregjestruare si te pa pjnezonja kishte pyetyr dhe than qe nuke utakon ku do plaset ano tani kerkojm nderhyrje te ministride finances qe re gjithe njerzite qe jane kartonin eoapunesise te sqarojn punonjesute socjale do marin ajo sepse nuke engren teljan shum njerez qe nyke marin asgje ose leri tepunojn kaq kwrkojm medjat te nderhyjn

    Përgjigju
  • Blenard: 02/04/2020 13:25

    Oerd po kaq koqe kandari je mor burre po cpo flisni more e nen hijen e kujt doni te shpetoni nen hijen e propagandes apo nen hijen e kohrave te veshtira me falni per fjalorin tim , po mir mor bir kurve kjo esht menyra per te ecur perpara kjo esht menyra qe fo te na imponosh apo perfiton nga varferia jone jo mor idjot jo mesoni te silleni pastai mesoni te administroni e pastai mesoni mos te vithni e dhunoni e pastai fkasim nese doni te jeni nje alternstiv o idjot kujt i flet te degjoi kujt mor derdinent kujt?

    Përgjigju
  • Kadri: 02/04/2020 13:16

    PD iu desh shume kohe ta identifikonte kete rast. Nuk ka nevoje te pyesni, cila eshte e verteta. Vete individi, publikisht, me vullnetin e tij ka deklaruar se eshte arrestuar ne rrethana per kundershtim te punonjesit te policise, ne Itali. Dergojeni rastin te SPAK, kjo eshte detyra juaj. Pamvaresisht se tashme, me berjen publike SPAK mund dhe duhet te nise vete hetimin, kryesisht. Nese jo, pra qe nuk ka qene ndaluar ose arrestuar, atehere perseri ka kryer veper penale, shperdorim detyre. Pasiqe ne funksion te cilesuar, si kryeminister ka genjyer ne interviste. Kaq e thjeshte eshte, hekurat.

    Përgjigju
    • Arben: 02/04/2020 14:24

      Ke fol bukur. Duhet te jesh inteligjent i madh ti

  • Nira: 02/04/2020 12:58

    Keta jane funderrinat e pd, qe kerkojne te gjejne gjiperen ne kashte ! Nuk kane faj, po me ç'do merren tjeter keta, pa pune jane , pastaj duhet te bejne ashtu siç do edhe lideri i tyre shpirteror, sali plera, ku nuk le hale pa germuar ! Por Rama nuk duhet te bjere kurre ne nivelin e ketyre injoranteve , ti injoroj me mos kthimin e pergjigjeve , populli eshte shume me i zgjuar se çe mendon ajo shtrese e ulet e shoqerise !

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 02/04/2020 12:50

    Nuk rrezohet mali Tomorrit E.Rama nga Era.PD me keta legena eshte kthyere ne qesharake,shoufse,hajdute,vrastare...nje çete gjuetie per petdorin flakadanesh qe merret me mullijt e eres se nuk ka asnje alternative qeverisje por 7×7=42. -Nese nuk zhduket kjo mafje ..pd nuk vjen kurre ne pushtet. -Metoda...shpif,shpif..se diçka do te mbetet..nuk funksionon me..!

    Përgjigju
    • SHIKSI I VJETER: 02/04/2020 17:02

      Po erdhi PD ne pushtet o Ethem ben mire ta qethesh vete koken , dhe ta nbash te qethur deri sa te iki nga pushteti, se e di vete ti pastaj.

  • Sarah: 02/04/2020 12:43

    O zot sa njerez te trashe paska Shqiperia. Nuk e imagjinoja. Partia demokratike do djegur komplet me te gjithe ata qe e perbejne se po marre me qafe gjithe shqiptaret pa tru ne koke qe i besojne akoma atyre

    Përgjigju
  • Maverick: 02/04/2020 12:35

    Fix o Zot!!! Me llogjiken e bylykut te shqupit, i bie qe te pakten 70% e shqipetareve nuk mund dhe nuk duhet te kene poste shteterore. Kush eshte ai shqipetar qe nuk eshte ndaluar nga policia ne vitet ‘90 kudo ne Evrope?!!! Dhe ligji qe ke shkruar vete o bylyk, thote denim i formes se prere e jo ndalim.

    Përgjigju
  • Nordiku: 02/04/2020 11:51

    Ça kishte qene kjo PD-ja. E do pushtetin vetem ne tavoline. Po fitojeni me vote. Te ishit kaq te prokupuar pse nuk denonconi asnje nga Partija juaj apo aleatet e LSI-se, Republikanes? Te shajsh Edi Ramen tani ne kete kohe eshte si tja fusesh vetes me plumb kembes para gares. Tek ai kane shpresat gjithe Shqiptaret kesaj kohe. Te luftosh kunder tij eshte si te luftosh kunder shpreses se popullit. Merruni me ndonje politike apo policy te tij dhe jo personin. Dukeni si konet brenda rrethimit kur degjojne eren e ujkut qe larg.

    Përgjigju
  • Gente: 02/04/2020 11:51

    Edhe un jetoj ne Italia dhe i kunershtoj Policit e kemi drejtat e barabarta? Gjyna mor te shkret kta te opozites jan sikur un gjeloz pronari me thoshte bani edhe ti murator e do marrish aq sa muratori? U bana murator por i njejti mbeta pastaj me thoshte banu pronar por sa rrita dot, keshta pra edhe lulmonika me kompani?

    Përgjigju
  • Cfare te kujtoj me pare: 02/04/2020 11:40

    Po si nuk keni turp more rrugecer. Po si jeni kaq mendje ngushte. Kjo verteton qe jeni parti e krijuar nga spiunet, jo se spiun eshte fjale e madhe parti hafijesh. Cfare thote Rama ku e kishte mendjen Zoti kur ju krijoj haah duhet te thoshte qe Zoti duhet te hapi nje grope qe tju thithi e mos lere fare nga keto plehra. O Zot njeres ne nivelin me te ulet nuk ka kjo toke.

    Përgjigju
  • Tosi: 02/04/2020 11:31

    Me ne fund banda e vrimes se celesit, me homo Salianjin dhe Alibeaj bene vrojtimin e radhes tek vrima e deres dhe bene dhe zbulimin e shekullit. Oh pika sa mjerane jeni, merruni o mjerane me luften kunder salivirusit se Edi Rama tashme eshte ne kulmin e performances, eshte lider legjendar i vlersuar nga gjithe bota.

    Përgjigju
  • Lui: 02/04/2020 11:21

    Or Bylykbash, po pse bini pre e Rames pa ju sulmuar ai?! Rama ka qe ne vitin 1998 qe jeton ne Shqiperi.. Ka qene minister kulture e pastaj kryebashkiak i Tiranes.

    Përgjigju
  • Altin: 02/04/2020 11:18

    Po pse kaq i pacip me popullin,me nje situat te till,paske qen njeriu me i zhveshur i njerezimit,ore bej ndonje kerkes per buk per popullin leri kerkesat nga azilet e 98vjecarit

    Përgjigju
  • Nini: 02/04/2020 11:18

    Seriozisht?! Tani e gjetet te merreni me kete pune?! Jeni bere PD e konferencave per shtyp, dilni me radhe aty per te justifikuar rrogen. Jeni larguar shume prej popullit.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 02/04/2020 11:16

    Partia Demokratike dhe perfaqesuesit e saj jane te pashprese perballe Edi Rames. Mos harroni se vetem nje individ si Edi Rama mund ti beje balle presioneve e manipulimeve qe ben opozita e e pashprese e Lulzim Bashes dita dites.

    Përgjigju
    • Eliana: 02/04/2020 14:00

      Me cnjerezor se kaq nuk ka ku te shkoje me Turp turp turp Sa per Z.Edi Rama shume respekt deri me tani asnje kryeminister nuk i afrohet nga te gjithe anet Zoti te bekofte e pune te mbare

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja