Bylykbashi: Rama-Ruçi, aktorët kryesorë pse BE na mbyll derën. Balla: S'keni turp!

Bylykbashi: Rama-Ruçi, aktorët kryesorë pse BE na mbyll derën. Balla: S'keni turp!

Oerd Bylykbashi dhe Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur deputetit demokrat, Oerd Bylykbashi, lidhur me akuzat për integrimin e Shqipërisë në BE.

Bylykbashi deklaroi se Edi Rama dhe Gramoz Ruçi janë autorët kryesorë përse BE i mbyll derën Shqipërisë, duke shtuar se ata e kanë kthyer Parlamentin në strehën e kriminelëve dhe duan të bëjnë këtë institucion edhe gjykatë.

Nga ana e tij, Balla shkruan në ‘facebook’ se bojkoti i opozitës prej kohësh ka ndërprerë punën, duke shtuar se esadistët nuk kanë turp.

Sa per deklaraten e zotit Bylykbashi edhe kjo nuk qendron. Me dakordesine e kryetareve te grupeve parlamentare PS, PD dhe LSI eshte ngritur nje grup pune me deputetet Hysi, Alibeaj, Haxhinasto etj, para shumë javësh, i cili beri nje pune te mire per Kodin e Etikes dhe me fryme bashkepunimi per pasqyrimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese ne Rregullore. Puna eshte nderprere per shkak te bojkotit te punes parlamentare nga opozita ne javet qe parapriu vendimin e Keshillit Europian per hapjen e negociatave mes BE dhe Shqiperise. Planifikimi ne Kalendar eshte thjeshte nje mbartje prej javesh, sa kohe qe ende Grupi i Punes nuk ka nje projekt final. Genjeshtra i ka kembet e shkurtra, por esadistet e rinj nuk kane turp.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

Edi Rama nxori sot Gramoz Ruçin për të quajtur fitore vendimin e Bashkimit Europian, për t’i mbyllur derën Shqipërisë. Për t’i mbyllur derën edhe një vit tjetër, pikërisht për një arsye se Edi Rama dhe Gramoz Ruçi janë autorët kryesorë përse Bashkimi Europian ia mbyll derën Shqipërisë.

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi bashkë e kanë kthyer Parlamentin jo vetëm në strehën e kriminelëve, por e kanë kthyer edhe në mbrojtësin e kriminelëve. Gramoz Ruçi po sjell në Parlament me kërkesë të Edi Ramës për miratim, të enjten që vjen, të një vendimi i cili rastin “Tahiri” e kthen në rregull.

Pra, mbrojtjen me vendim të Parlamentit, me imunitet nga Parlamenti nga arrestimi dhe ndjekja penale të Sajmir Tahirit, sot duan ta kthejnë në rregull për të mbrojtur ministra të korruptuar, kryeministrin e korruptuar, deputetët e Edi Ramës, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar dhe me korrupsionin.

Me vendim kërkojnë që Parlamenti të kthehet në Gjykatë. Të jetë Parlamenti ai që do të çmojë, nëse ka prova për të hequr imunitetin, për të arrestuar apo për të bërë kërkim dhe kontroll në banesat e Ministrave, deputetëve të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar.

Prova për këtë Parlamenti ka patur plot dhe jo thjesht me familjarë të lidhur me kriminelë, por me kriminelë brenda në Parlament. Me këtë veprim Edi Rama dhe Gramoz Ruçi duke i dhënë imunitet dhe mbrojtje kriminelëve, imunitet parlamentar dhe duke kthyer Parlamentin në Gjykatë, rrëzon Reformën në Drejtësi.

I heq çdo mundësi që peshqit e mëdhenj të arrestohen nga drejtësia, qoftë edhe ajo e reformuar, dhe të mbrohen ashtu siç bënë me Sajmir Tahirin. Kjo është arsyeja bazë për të cilën sot Bashkimi Europian na ka mbyllur derën dhe na ka shtyrë provimin për një vit tjetër.

Jo vetëm zbërthimi i bandave kriminale dhe rrjeteve kriminale, por Bashkimi Europian kërkon arrestimin e peshqve të mëdhenj, zyrtarëve të lartë, deputetëve dhe politikanëve, ministrave të korruptuar apo të lidhur me krimin e organizuar. Këtë kërkon Bashkimi Europian si kusht parësor për hapjen e negociatave, pikërisht këtë pengon Edi Rama.

Pikërisht këtë pengon Edi Rama. Edi Ramës i intereson pikërisht kjo dhe jo më kot priti ashtë muaj që kur e ka paraqitur për herë të parë këtë akt, për ta sjellë dhe miratuar sot që Bashkimi Europian i ka mbyllur derën.

Me këtë veprim Edi Rama u jep provën të gjithë shqiptarëve që jo vetëm në 2019-ën nuk mund të ketë për Shqipërinë hapje negociatash, por është e qartë që, sa kohë që Edi Rama me Gramoz Ruçin, instrumentin e tij thelbësor për të vrarë parlamentarizmin dhe kthyer në strehë dhe mbrojtës të krimit nuk ka për të patur hapje të negociatave për Shqipërinë.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 30/06/2018 18:04

    Turp te kete mazhoranca qe 5 vjet ne pushtet dhe lejon krye kriminelin me kelyshet e tij te bejne teater me kete popull-LIDHINI QENTE E TERBUARE!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!