Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar lidhur me një bisedë që ka zhvilluar me një zonjë, një grua të thjeshtë e cila ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me “luftën” brenda partisë Demokratike.
Bylykbashi ka përshkruar bisedën me shitësen ku ai ndali për të blerë disa produkte, e cila e pyeti se kur do të fitojë Partia Demokratike zgjedhjet. Ai u shpreh se pas bisedës me këtë zonjën, ai kujtoi edhe biseda të tjera me njerëz te thjeshtë që e4 kanë pyetur me dëshpërim pas 25 prillit: “Kur do të fitojmë?
Në një kohë kur vendi po përballet me rritjen e çmimeve, duke e shqetësimi i vetëm deputeti është pikërisht kriza brenda PD.