Bylykbashi ‘zbërthen’ deklaratën e Ramës: Më 14 maj do i shembim tërmetin e tij! Mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit

Bylykbashi ‘zbërthen’ deklaratën e Ramës: Më 14 maj do i shembim tërmetin e tij! Mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit

1658308018_oerd.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi deklaron se më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij, duke ju referuar deklaratës së kreut të qeverisë se 2023 do ta bëjë tërmet. Bylykbashi shkruan se ka vetëm një gjë që mund t’i referohesh lidhur me këtë deklaratë: zgjedhjet skandaloze të Dibrës në vitin 2016. Sipas tij, Rama po planifikon tërmetin e zgjedhjeve të 2023 me një mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit.

‘“Minjtë” e tërmetit! “Do të bëjmë tërmet në 2023” ka thëne dje Edi Rama. Ka vetëm një gjë që mund t’i referohesh kur Rama përdor fjalën “tërmet”: zgjedhjet skandaloze të Dibrës në vitin 2016.
“Tërmeti” i Dibrës është njollë turpi në standardet e zgjedhjeve. Po aq turp është për prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të përveçme, SPAK, sepse është kuti i matjes së dështimit të tyre në çuarjen para drejtësisë së eksponentëve më të lartë të PS që dolën në përgjimet e prokurorisë.

Atyre asnjë gjemb nuk u hyri në këmbë sepse ua mbyllën çështjet. Dibra u vërtetua si poligoni i provës i skemës shtetërore për manipulimin e votës me përdorimin e shtetit në te gjithë aspektet e tij, shitblerjes së votës, përdorimit të kriminelëve për presion, etj, e gjitha me regji qendrore dhe vullnet politik qeveritar. Për këdo që e ka të freskët çfarë do të thotë tërmet, e kupton se figurativisht tërmeti do të thotë rrafshim i diçkaje. Të vetmet kolona që mbajnë zgjedhjet, janë parimet ndërkombëtare dhe kushtetuese. Këto rrafshon “tërmeti” i Ramës.

Mjafton të lexohen rekomandimet e ODIHR nga 2017 e këtej që vënë gishtin tek problemet më të rënda (e ndërkombëtarët nuk do bënin deklarata përgëzuese pas zgjedhjeve):
– Është cenuar liria e votës.
– Është cenuar sekreti i votës.
– Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është e përhapur gjerësisht.
– përdorimi masiv i shtetit në favor të kandidatëve të qeverisë apo me kërcënime të votuesve opozitarë.
– Përdorimi masiv e i paligjshëm i të dhënave personale të zgjedhësve.
– Ngritja e një skeme masive patronazhimi të zgjedhësve.

Ky nuk është mekanizëm kontrolli të votës duke manipuluar numërimin. Ky është mekanizëm kriminal për kontrollin e zgjedhësve para ditës së votimit, me të cilin Rama planifikon tërmetin e zgjedhjeve të 2023. Është kriminal sepse edhe ODIHR kërkon ndjekje penale, por kush ta bëjë? Prokuroria, qoftë ajo e përgjithshme qoftë e përveçme, SPAK, janë të kapura ose të frikësuara nga presioni i Kryeministrit. Fundja mos të harrojmë se Rama premtoi “tërmet” në drejtësi në 2016 dhe ja ku është sot Drejtësia, në agoni. Barra bie mbi drejtuesin e SPAK dhe Prokurorin e Përgjithshëm që të godasin mekanizmin e “tërmetit”. Shit-blerja e votës me para, vende pune e favore është akt korrupsioni. Ato goditen tani, përpara zgjedhjeve e jo pas të vjelave. Mjafton që prokurorët tanë të ngrihen në nivelin e prokurorisë së Kosovës, se nuk krahasohen as me ta. Gjithsesi Rama nuk ka më luksin e e marrëveshjeve si ajo kokë më kokë e natës së 17 majit 2017 që i mundësoi atij heqjen e koalicionit opozitar, atë të djegies së mandateve që i dha mundësi të ndryshonte Kushtetutën dhe sistemin zgjedhor me votat e Kërpëratës pa konsensus me opozitën, apo luksin t’i merrte bashkitë në tavolinë si në 2019, as luksin e një opozite që hyn në zgjedhje maksimumi për bashkëqeverisje.

Partia Demokratike, pas 11 dhjetorit 2021 hyn në zgjedhje për fitore. Ajo nuk ndalet nga padia që Rama e përdor që të pengojë Partinë Demokratike në zgjedhje duke i marrë peng flamurin, logon dhe vulën. Më 14 maj opozita do t’ia shembë Ramës “tërmetin” e tij. Le t’i mbledhë atë ditë sërish “minjtë” e pushtetit e t’u shpjegojë “trëmetin”.’- shkruan Bylykbashi.


Lajmi kryesor:

Rama tha ‘do bëjmë tërmet’, PD e Berishës: 14 maji do ta zërë poshtë! Ja 15 lëkundjet që u ka hedhur në shpinë shqiptarëve


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja