Byreçka me gjizë, të shkrifta dhe të shpejta nga zonja Albana

Byreçka me gjizë

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 lç maja
  • 1 majë luge sheqer
  • 1 lç kripë
  • 100 gr gjalpë / margarinë
  • 2 të verdha vezësh
  • Ujë sa të marrë
  • Gjizë për mbushje  

Përgatitja:

Bashkojmë majanë e thatë me pak sheqer, ujë të vakët dhe 2 lugë miell. E lëmë pak majanë të aktivizohet dhe më pas zëmë brumin duke shtuar kripën, miellin dhe ujin. E ndajmë brumin në toptha dhe e lëmë të vijë.

Pasi brumi ka ardhur hapim kuleçët sa pëllëmba e dorës dhe i lyejmë me gjalpë ose margarinë. I bashkojmë bashkë dhe hapim një petë të vetme. E mbledhim role dhe e presim. Çdo kulaç e hapim me gishtërinj, e mbushim me gjizë dhe e mbledhim në formën e një varke. I lyejmë me të verdhë veze dhe i vendosim byreçkat në furrë në 200 gradë për 35-40 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?