Byreçka shkopinj me petë sfoliat
Përbërësit:
- 1 petë sofliat ose petë e bërë vetë
- 500 gr miell
- 10 gr pluhur pjekës
- 3 gr maja e thatë
- 6 gr kripë
- 1 vezë e madhe
- 270 ml ujë i vakët
- Pak vaj
- Dajthë sipas dëshirës
Përgatitja:
Përziejmë miellin me pluhurin pjekës, majanë dhe kripën. Shtojmë vezën, ujin e vakët dhe vajin. Zemë brumin dhe e mbështjellim me qese kuzhine. E lëmë në frigorifer për 2 orë. Më pas hapim brumin dhe e presim në shirita rreth dy gisht gjerësi. Këto byreçka nëse nuk kemi kohë mund t’i bëjmë dhe me petë sfoliatë, duke e prerë petën në shirita dhe duke i hedhur pak djathë të grirë. I skuqim byreçkat shkopinj në vaj të nxehur paraprakisht ose i vendosim në furrë në 165°C.
Komente











