Përbërësit:
- 1 pako peta të gatshme
- 2 vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 gotë ujë i gazuar
- 1/2 gotë vaj ulliri
- 100 g djathë
Përgatitja:
Petat e gatshme ashtu si janë tub i presim në feta 1 cm, i hapim me duar edhe i shpupurisim. Lyejmë tavën me vaj ulliri, shtrojmë gjysmën e petave. Në tas rrahim vezët me qumështin, ujin e gazuar dhe kripën. Lagim petat me gjysnën e masës së lëngshme dhe sipër i thërmojmë djathin. Shtrojmë petat e mbetura edhe qumështin. E lyejmë me vaj, e pjekim në furrë të parangrohur me 200 ° për 30 minuta sa të marri ngjyrë.












Komente
Komento