Byrek me brumë të ardhur me qepë dhe domate nga zonja Albana

Byrek me brumë të ardhur me qepë dhe domate

Përbërësit:

  • 4-5 gota miell
  • 1 gotë ujë i vakët
  • 1 gotë qumësht i vakët
  • 1 lgj maja e thatë
  • 1 lç kripë

Për mbushjen:

  • 1 kg qepë
  • 1 kg domate
  • Nenexhik
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim një gotë ujë të vakët dhe një gotë qumësht, majanë dhe I përziejmë mirë, shtojmë miellin pak nga pak, shtojmě kripën dhe punojmë brumin derisa të bëhet elastik. E vendosim atë në një tas dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Pasi brumi të ketë ardhur e heqim nga tasi dhe e punojmë pak për 30 sekonda, sa t'i japim formë dhe e presim në 3 kulaçë të mëdhenj.

Në një tenxhere me vaj kaurdisim qepët e  grira me pak kripë. Pasi qepa të tretet shtojmë domatet, i lëmë të treten dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Hapim petën e parë të madhe, vendosim mbushjen, hapim petën e dytë, shtrojmë mbyshje dhe e spërkasim me vaj. Hapim petën e tretë dhe mbulojmë anësoret me petën e parë. E spërkasim me vaj dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë derisa byreku të piqet.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor