Përbërësit:
- 500 gr lakër arme
- 500 gr miell
- Ujë, kripë
- Piper i kuq i freskët
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosim lakrën arme të kaurdiset pak minuta me vaj ulliri. E lëmë të ftohet duke shtuar pak piper të kuq të freskët. Ndërkohë kemi zënë brumin me miell, pak kripë dhe ujë. Hapim petët me kulaçka, 4 poshtë dhe 4 lartë. Petën e sipërme e bëjmë pak më të hollë se të poshtmen. Spërkatim një tavë mirë me vaj ulliri, vendosim petën e poshtme dhe para se të hedhim mbushjen me lakër arme bëjmë një spërkatje me pak miell që mbushja të qëndrojë kompakte, jo shumë e lëngshme. E mbulojmë mbushjen me petën tjetër të byrekut dhe rregullojmë anësoret duke i thurrur bukur. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.
Komente












