Byrek me mish dhe oriz

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 lç kripë
  • 1/2 lç sheqer
  • 1/2 lk uthull
  • Ujë sa të marrë
  •  
  • Mbushja:
  • 1 kg mish
  • 2 filxhanë oriz
  • Vaj ulliri ose gjalpë
  • Kripë, piper
  • Rigon ose nenexhik

Përgatitja:

Hapim petët dhe i shtrojmë në tavë, duke lënë anët jashtë. Vendosim mishin e zier dhe të copëtuar rreth e rrotull anëve të tavës. Në qendër hedhim orizin gjysmë të zier. Shtojmë erëza, vaj/gjalpë dhe pak lëng mishi. Palosim anët e petëve duke e lënë qendrën të pambuluar, dhe e pjekim byrekun ngadalë derisa mishi të zbutet dhe orizi të gatuhet plotësisht.