Byrek me petë sfoliat me spinaq
Përbërësit:
- 1 petë sfoliat
- 1 kg spinaq
- 150 gr djathë
- Fara susami
- Vaj ulliri
- Koper
- Kripë
Përgatitja:
Zbusim spinaqin në ujë të nxehtë pasi e kemi pastruar. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe e hapim masën në petë. E bëjmë rulo, i bëjmë prerje diagonale dhe bashkojmë anësoret. E lyejmë me vezë, e spërkasim me fara susami dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
Komento