Byrek me petë të hedhur

Përbërësit:

  • 300 gr miell
  • 200 ml ujë afërsisht
  • 45 gr maja
  • 5 gr sheqer
  • 5 gr kripë

Mbushja:

Për lyerjen e sipërfaqes së byrekut:

  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj majdanoz
  • 1 thelpi hudhër

Përgatitja:

Majanë e butë e vendosim në ujë të vakët me pak sheqer dhe 2 lgj miell dhe e lemë të aktivizohet për 10 minuta. Në një tas vendosim miellin e situr me kripën dhe ujin e vakët, shtojmë majanë e ardhur dhe e punojmë. E lëmë brumin të vijë për 4 orë në frigorifer. Më pas e punojmë sërish dhe e lëmë të vijë përsëri për 4 orë të tjera në frigorifer.

Pasi brumi ka ardhur hapim një petë të madhe të cilën e lyejmë pak vaj të aromatizuar me majdanoz të grirë. Vendosim mbi petë feta proshute, djathë të grirë, spinaqin, orizin e zjerë më përpara në ujë të bollshëm me kripë dhe qepën e kaurdisur. E mbledhim në formë roleje dhe sipërfaqen e lyejmë sërish me vajin e aromatizuar. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.