Byrek me qumësht, djathë dhe vezë
Përbërësit:
- 1 pako peta të pjekura
- 100 ml vaj
- 100 ml gjalpë
- 1 litër qumësht
- 6 kokrra vezë
- 400 gr djathë të bardhë
- Pluhur pjekës
- Kripë, piper, arrë moskat
Përgatitja:
Fillimisht shkrijmë gjalpin dhe e bashkojmë me vajin. Rrahim vezët në një tas të madh, shtojmë yndyrën, qumështin, pak pluhur pjekës, kripën, piperin dhe arrën moskat. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të thërrmuar. Petët e pjekura i copëtojmë duke i shtuar në tasin me qumësht dhe vezë, lëmë vetëm 2 petë për t’i shtruar si bazë në tavën e lyer me pak yndyrë. Hedhim mbi petën e shtruar masën e përgatitur. E hapim mirë, shtojmë pjesën tjetër të djathit të thërrmuar. Shtojmë dhe pak qumësht në fund dhe e vendosim byrekun në furrë të parangrohur të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.