Byrek me presh dhe djathë
Përbërësit:
- 2 gota ujë
- 5 gota miell
- 100 gr gjalpë
- 1 lç vaj
- 1 lç kripë
Për mbushjen:

- 1 kg presh
- 100 gr djathë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Kaurdisim preshin e grirë imët me vaj ulliri, më pas shtojmë djathë të grirë, kripë, piper dhe e lëmë të ftohet. Krijojmë brumin e byrekut dhe topat e brumit i kalojmë në vaj. I hapim sa pëllëmba e dorës dhe më pas i bashkojmë dhe hapim petët e mëdha. Shtrojmë në tavë një pjesë të petëve, vendosim mbushjen dhe shtresat e sipërme të petëve. E vendosim byrekun të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius.
MC/Shqiptarja.comKomente

