Përbërësit:
- 1 petë sfoliatë
- 200 gr proshutë
- 2 kokrra vezë
- 100 gr djathë i bardhë
- 150 gr kaçkavall i grirë
- 150 ml qumësht
- 1 lugë gjelle miell
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- Kripë, piper i zi, arrë moskat
Përgatitja:
Kaurdisni fillimisht proshutën për 2-3 minuta. Hidhni miellin dhe përziejeni për 1 minutë. Shtoni qumështin duke e trazuar vazhdimisht derisa të krijohet një krem i lehtë. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak. Shtoni vezët, djathin e bardhë, një pjesë të djathit kaçkavall, arrën moskat dhe piperin. Shtroni petën e sfoliatës në tavë, hidhni mbushjen dhe spërkateni sipër me pak kaçkavall. Piqeni në 190°C për 30–35 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë dhe të fryhet bukur.
Komente











