Përbërësit:
- 1½ gjoks pule
- 2 lgj vaj ulliri
- 5 speca jeshilë
- 3 speca të kuq
- 140 gr misër
- 200 gr djathë i bardhë
- 200 gr djathë i verdhë
- 200 ml krem qumështi
- 2 petë sfoliat
- 1 të verdhë veze
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
- Pak mustardë
- Fara susami
Përgatitja:
Zieni gjoksin e pulës derisa të gatuhet. Ndërkohë skuqni specat në vaj ulliri me zjarr të ulët derisa të zbuten. Lërini të ftohen. Grini pulën e zier me dorë ose me dy pirunë. Në një tas përzieni pulën, specat e ftohur, misrin, djathrat e grimcuar, kripën, piperin, paprikën, mustardën dhe kremin e qumështit. Shtroni një petë sfoliat mbi tepsi të mbuluar me letër furre. Shpojeni lehtë me pirun. Hidhni mbushjen duke e shpërndarë në mënyrë të barabartë, duke lënë pak hapësirë në skaje. Mbulojeni me petën e dytë. Mbyllni mirë anët që të mos rrjedhë mbushja. Shponi sërish lehtë sipërfaqen me pirun. Rrihni të verdhën e vezës me pak ujë dhe lyejeni sipërfaqen. Spërkateni me farë susami. Piqeni në furrë të parangrohur në 190 °C me ajër për rreth 30 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Këshillat e Albanës: Lëreni të pushojë 5–10 minuta para se ta prisni që mbushja të lidhet. Mund t’i shtoni pak majdanoz ose erëza mesdhetare për shije më të freskët.
Komente











