Byrek me qepë dhe domate
Përbërësit:
Për brumin:
- 500 gr miell
- 1 lç uthull
- 1 lç vaj
- Pak kripë
- Pak sheqer
- Ujë të vakët
Për mbushjen:
- 5 kokrra qepë
- 5 domate të pjekura
- 2 speca jeshil
- Kripë, piper, rigon
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë domatet nga cipa dhe i presim në kubikë të vegjël. Më pas grijmë qepët jo shumë hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten duke i shtuar pak ujë. Shtojmë më pas specat të prerë në kubikë dhe domatet e grira. Rregullojmë shijen me pak kripë e erëza sipas dëshirës dhe e lëmë mbushjen e byrekut të gatuhet pak minuta. Ndërkohë që mbushja ftohet zëmë brumin dhe hapim petët e byrekut. Lyejmë tepsinë me pak vaj dhe vendosim petët sipas dëshirës të shtresave të mbushjes që do të bëjmë. E mbulojmë mbushjen e fundit me petë duke e spërkatur me pak vaj, mbledhim anët dhe e vendosim byrekun në furrë në pjekje në temperaturën 180- 190 gradë Celsius për 25-30 minuta.