Byrek me qumësht dhe vezë
Përbërësit:
- 1 pako petë të pjekura
- 1 litër qumësht
- 100 gr gjalpë
- 100 ml vaj
- 5-6 kokrra vezë
- 1 lç sodë sipas dëshirës
- Kripë sipas shijes
Përgatitja:
Në një tas rrahim vezët dhe më pas shtojmë vajin dhe gjalpin e shkrirë dhe i trazojmë së bashku. Shtojmë qumështin, kripën, arrën moskat dhe pak sodë buke. Lyejmë me yndyrë tavën ose tepsinë dhe vendosim në të një petë të thatë si bazë. Petët e tjera i lagim mirë me qumështin me vezë dhe i shtrojmë mbi petën e thatë. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e petëve, nëse na tepron pak qumësht e hedhim sipër. E vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.