Byrek me qumësht

Përbërësit:

  • 1 pako peta të pjekura
  • 1 litër qumësht
  • 250 gr gjalpë
  • 4 kokrra vezë
  • Pak djathë
  • Kripë sipas shijes

Përgatitja:

Fillimisht tresim gjalpin dhe e lëmë të ftohet pak. Rrahim vezët në një enë të madhe, shtojmë gjalpin e tretur, qumështin dhe pak kripë. E trazojmë mirë masën dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë të thërrmuar. Petët e pjekura i hapim dhe i vendosim në tavë pjesë-pjesë duke hedhur me garuzhde nga masa e përgatitur. Në fund pasi kemi shtruar të gjitha petët, e mbulojmë byrekun me qumështin e trazuar me vezë e gjalpë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur në sipërfaqe.