Byrek me qumësht, vezë dhe djathë nga Elvinsa, gjimnazistja 17 vjeçare e apasionuar pas gatimit 

Përbërësit:

  • 1 pako petë të pjekura
  • 4 vezë
  • Qumësht
  • Djathë
  • Gjalpë
  • Kripë

Përgatitja:

Në një tas rrihni vezët. Shtoni qumështin dhe pak kripë, pastaj thërrmoni djathin dhe përziejeni mirë derisa masa të bëhet njëtrajtshme. Lyeni tavën me pak gjalpë të shkrirë. Vendosni një shtresë petësh në tavë. Hidhni sipër disa lugë nga përzierja me qumësht, vezë dhe djathë. Vazhdoni kështu petë – mbushje – petë, derisa të mbarojnë. Në fund hidhni pak nga përzierja që të laget mirë byreku dhe vendosni copa të vogla gjalpi sipër. Piqeni në 180°C për rreth 30–40 minuta derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Lëreni byrekun të pushojë 10 minuta pas pjekjes dhe pastaj priteni në copa.