Byrek me djathë dhe vezë

Përbërësit:

  • 450 gr miell gruri
  • 400 gr djathë i bardhë
  • 3 vezë
  • 120 ml qumësht
  • Vaj ulliri
  • Niseshte
  • Miell misri
  • Gjalpë

Përgatitja:

Në një tas hidhni miellin, pak kripë, 1-2 lugë gjelle vaj ulliri dhe ujë sa të lidhet brumi. Punojeni mirë dhe zini një brumë të butë, elastik, jo shumë të fortë. Lëreni të pushojë 20-30 minuta. Në një enë thërrmoni djathin e bardhë, shtoni vezët dhe qumështin. Përziejini mirë derisa të bëhet një masë kremoze. Nëse djathi është shumë i kripur, mos i shtoni kripë. Brumin e pushuar ndajeni në toptha të vegjël. Spërkatni tavolinën me pak niseshte ose miell misri dhe hapni petët me okllai (me kulaçka) sa më hollë. Lyejeni lehtë petën me vaj ulliri ose pak gjalpë të shkrirë. Shtroni petët e para në tepsi, duke i lënë anët të dalin pak jashtë. Hidhni mbushjen me djathë dhe vezë, sipër vendosni petën tjetër. Mblidhni anët dhe lyejeni sipër me pak vaj/gjalpë. Nëse dëshironi kore më të bukur, mund të spërkatni shumë pak qumësht ose pak përzierje veze. Piqeni në 180-200°C në furrë të parangrohur për rreth 35-45 minuta.