Byrekë të vegjël me djathë

Përbërësit:

Për brumin:

  • 200 gr kos i trashë
  • 150 gr gjalpë i shkrirë
  • 180 ml vaj luledielli (ose vaj misri)
  • 500 gr miell që fryhet vetë
  • 3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë imët
  • Kripë, piper i zi i freskët

Për mbushjen:

  • 250 gr djathë i bardhë
  • 100 gr djathë kaçkavall i grirë
  • 1 vezë
  • Pak piper i zi

Për sipërfaqen:

  • 1 e verdhë veze
  • Fara susami

Përgatitja:

Përziejmë kosin me gjalpin dhe vajin derisa të bëhen krem homogjen. Shtojmë miellin gradualisht me kripën, piperin dhe djathin kaçkavall. E përziejmë derisa të formohet një brumë i butë që nuk ngjitet në duar. Në një enë tjetër, përziejmë përbërësit e mbushjes. Marrim toptha të vegjël brumi, i hapim pak me duar, vendosim një lugë nga mbushja dhe i mbyllim si gjysmëhënë. I lyejmë byreçkat me të verdhë veze dhe i spërkatim me susam sipër. I pjekim në 180°C për rreth 30–35 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.