Byrek me koçkulla
Përbërësit:
- 1 pako petë
- 300 gr koçkulla
- 1 qepë
- 1 lç nenexhik
- 100 gr djathë i bardhë
- 4 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:

Fillimisht vendosim koçkullat të ziejnë në ujë me kripë dhe pak vaj ulliri. Më pas kaurdisim qepën e grirë imët, shtojmë pak kripë për zbutjen e qepës dhe nenexhik për aromë. Pasi qepa është bërë transparente shtojmë koçkullat dhe djathë të bardhë. Hapim petët të cilat i spërkasim shtresa-shtresa me lëng dhë koçkulla. E vendosim byrekun të piqet në furrë ne temperaturën 180 gradë Celsius.
Komento
Komente

