Miratimi i draftit të reformës në drejtësi pritet ti hap rrugë ndërtimit të byrosë kombëtarë të hetimit një institucion i ri ky i ngjashëm me Byronë Federale të Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për të arritur deri në ndërtimin e Byrosë kërkohet votimi i projektligjeve shoqëruese të reformës në drejtësi e përkatësisht një prej këtyre 7 projektligjeve i dedikohet Prokurorisë së Posacme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Do të duhet sesioni parlamentar i shtatorit 2016 për të parë nëse do të marrë apo jo ky projektligj 84 votat e nevojshme në parlamente për të nisur nga puna në rastin më të mirë në vitin 2017. 

Në nenin 7 të projektligjit parashikohet selia qëndrore e Byrosë të jetë në Tiranë.

Ndërkohë në terren gurët e para të themelit për Byronë kanë nisur me përzgjedhjen e selisë qendrore të Byrosë. Janë tre godinat të cilat janë në diskutim për tu përzgjedhur si selia e byrosë, një ndër to është godina e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ose një godinë në ambientet e Brendshme të Gardës së Republikës

Faza përgatitore për tu bërë pjesë e strukturës së posacme të hetimit përfshi dhe Byronë përkufizohet në nenin 8 ku fillimisht depozitohen dekalratat e pasurisë pranë Inspektoriatit të Pasurisë, plotësohet një formularë pyetëosrë për sigurinë dhe për herë të parë këta kandidat nënshkruajnë një marveshje me shtetin ku pranojnë të përdorin mjete komunikimi të dedikuara përfshi numrin e telefonit dhe postën elektronikë të cilat pranohet të jetë objekt vëzghgimi.

Referuar nenit 34 të projekligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar Drejtori i Byrosë do të propozohet nga drejtuesi i prokurorisë së posacme dhe dy anëtarë të saj.

Më pas është këshilli i lartë i prokurorisë që emëron me një mandate 5 vjeçarë drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Por kush mund të kandidojë për tu bërë drejtues i Byrosë? 
Sipas nenit 35 të projektligjit Drejtuesi i këtij institucioni mund të vijë nga radhët e policisë së shtetit, policisë gjyqësore ose një prokuror që plotëson kushtet pas një trajnimi që duhet të kryej më parë.

Drejtuesi i këtij institucioni duhet të jetë shtetas shqiptar, me arsim të lartë policor, drejtësi apo ekonomi, nëse vjen nga radhët e policisë të ketë gradën drejtues ose drejtues i parë, të jetë i pa dënuar, të mos jetë në hetim apo gjykim, të ketë ekspereincë mbi 7 vite në hetimin e veprave penale në fushën e korrupsionit si dhe të ketë kaluar me sukses testin e poligrafit njohur ndyshe si makina e të vërtetës.

Për këtë pajisje dhe shumë të tjera ndihma do të vijë nga FBI dhe trajnuesit amerikan që do të jenë prezent në ndërtimin e Byrose Kombëtare të Hetimit.
Ky institucion i luftës kundër krimit vec drejtuesit parashikohet të ketë dhe një zëvëndës i cili në mungesë të titullarit merr kompetencat e tij dhe kujdeset për mbarvajtien e punës në institucion.

I gjithë ky proces sipas nenit 46 të projektligjit për ndërtimin e buyrosë dhe përzgjedhjne e stafit nga drehtues deri në hetues e vartës vëzhgohet në mënyrë aktive në procesin e rekrutimit e trajnimit nga komisioni i pavarur i rishikimit i cili përbëhet nga eskpertë të drejtësisë penale të caktuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.