Byroja e Hetimit, Basha: Rama
e refuzon, projekti është gati

Byroja e Hetimit, Basha: Rama<br />e refuzon, projekti është gati
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh këtë të enjte gjatë një konference për mediat se, kryeministri Rama po pengon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila sipas tij ka rakordimin e të gjitha palëve prej 4 muajsh.
 
 “Byroja Kombëtare e Hetimit është projekt i përfunduar me nidihmën e ekspertëve. Parashikimet ligjore janë rakorduar veç e veç me ndërmjetësimin e ekspertëve të PD dhe nga përfaqësuesit e maxhorancës dhe LSI. Kjo ka ndodhur prej afro katër muaj e gjysëm. Pas kësaj, pa asnjë shpjegim Rama refuzon të sjellë në Parlament aktin e themelimit të Byrosë, ku do të trajnohen policët dhe prokurorët që do luftojnë korrupsionin. Projekti është gati, ne kemi shprheur vullnetin tonë, por ata skanë gadishmëri. Ky aspekt i reformës, ngritja e kësaj strukture të posacme ka rakordimin e plotë tonin dhe ka kaluar përmes rekomandimeve të Venecias dhe është e gatshme të adaptohet,” deklaroi lideri i PD-së

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois