Byroja e hetimit, Berisha kundër
Bashës: Rama po bllokon reformën 

Byroja e hetimit, Berisha kundër<br />Bashës: Rama po bllokon reformën 
Ish-kryeministri Berisha ndryshe nga lideri i demokratëve Lulzim Basha e ka cilësuar bllokim të reformës në drejtësi miratimin e Byrosë së Hetimit. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Berisha thotë se "Rama, per realizimin e ketij bllokimi sot miratoi ne qeveri ligjin per Byrone Kombetare te Hetimit, te hedhur poshte nga Komisioni i Venecias si nje ligj qe ben Ramen krye-prokuror dhe krye-hetues te vendit, pra qe ben te mundur qe te jete ai qe do te diktoje hetimin dhe akuzen e cilit do ai ne te gjitha fushat."

Ndërkohë kryetari Basha e konsideron hap pozitiv përpara vendimin e qeverisë për ngritjen e byrosë së hetimit, si një institucion që vjen sipas propozimit të komisionit të Venecias dhe që nuk do të jetë në varësi të ekzekutivit. Nga mbledhja me parlamentarët demokratë shefi i opozitës tha se PD e mbështet projektin por shfaqi dyshimet e tij nëse kjo është një lëvizje taktikë e qeverisë për të fituar kohë.

Ja statusi i plotë i Berishës në Facebook
Rama heq masken, ai doli cullak per bllokimin e reformes ne drejtesi!

Te dashur miq, me ne fund Edi Rama hoqi masken, doli cullak dhe votoi haptas per bllokimin e reformes ne drejtesi.

Rama, per realizimin e ketij bllokimi sot miratoi ne qeveri ligjin per Byrone Kombetare te Hetimit, te hedhur poshte nga Komisioni i Venecias si nje ligj qe ben Ramen krye-prokuror dhe krye-hetues te vendit, pra qe ben te mundur qe te jete ai qe do te diktoje hetimin dhe akuzen e cilit do ai ne te gjitha fushat.

Me kete akt, duke hedhur poshte rekomandimet e Komisionit te Venecias, te cilat nuk lejojne drejtimin nga jashte te saj, pra nga Policia, as dhe varesine prej saj, Rama deshmoi se ka tmerr nga reforma e vertet e drejtesise, e cila e nxjerre jashte kapjes politike, jashte duarve te zeza te tij drejtesine e vendit.

Rama hoqi masken dhe faktoi se ai nuk pajtohet me parimet e Venecias per sistemin e drejtesise ndaj dhe do te bllokoje me çdo kusht reformen e drejtesise, nga e cila ka tmerr sepse ai shef veten ne enderr gjithnje para togave te zeza per sarajet e Surrelit dhe pallatin 5 katesh pa asnje lloj fature! sb

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois