Byroja e hetimit, ku ndahen dhe ku
bashkohen mazhoranca e opozita 
PDF/Opinioni i ndërmjetëm i Venecias

Byroja e hetimit, ku ndahen dhe ku<br />bashkohen mazhoranca e opozita <br />PDF/Opinioni i ndërmjetëm i Venecias
Byroja kombëtare e Hetimi dhe debati që lindi pas miratimit në qeveri të draftit të dakordësuar politikisht mes të gjitha palëve, lidhet pikërisht me varësinë e këtij institucioni. Mazhoranca këmbëngul ishte opozita ajo që ra dakort me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve që formula përfundimtare për byronë të jetë e tillë.
 
Drejtori i këtij institucioni emërohet dhe shkarkohet nga ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, me propozimin e drejtorit të Policisë së Shtetit dhe pëlqimin paraprak, me shkrim, të Prokurorit të Përgjithshëm për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë riemërimi.
 
Por ndërsa ky draft u përshwndet fillimisht nga kryetari i opozitës i cili tha se do ta votojë menjëherë në parlament nëse byroja do të jetë në varësi të prokurorisë, pas publikimit të vendimit të qeverisë PD shfaqi qëndrim ndryshe. Kryetari i PD kërkon që ky institucion të varet tërësisht nga prokuroria dhe jo nga ministria, e ky pretendim i referohet rekomandimeve të komisionit të Venecias.

Në pikën 90 të rekomandimeve të Venecias thuhet se nuk ka dispozitë specifike lidhur me emërimin dhe rolin e kreut të këtij organi, pavarësisht rëndësisë qartazi kyçe të funksioneve të tij. Ka një dispozitë për kryerjen e hetimeve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, institucion për të cilin thekson Venecia nuk është i njohur në kushtetutë , nën drejtimin e prokurorëve të Strukturës së posaçme anti-korrupsion.

pika 90 me logo
 
Në këtë drejtim Venecia sugjeron që kjo zgjidhje të jetë praktike, duhet që vetë Byroja Kombëtare e Hetimit të mos i nënshtrohet ndonjë drejtimi të jashtëm, dhe që roli dhe kompetencat e saj duhen specifikuar, të paktën shkurtimisht, në Kushtetutë. Por ndërsa PD insiston që byroja duhet të vijë në përputhje me rekomandimete Venecias , ndryshe nga ky rekomandim që kërkon edhe ndërhyrje në Kushtetuese, kryetari I PD Basha tha pak ditë më parë se për byronë nuk është e domosdoshme të ndërhyhet në kushtetutë.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv