Byroja e Hetimit, Paloka: Rama do
e bëjë Shqipërinë si Rusinë e Putinit

Byroja e Hetimit, Paloka: Rama do<br />e bëjë Shqipërinë si Rusinë e Putinit
TIRANE - Deklaratat e ministrit Tahiri dhe kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho për Byronë e Hetimit, nuk i kanë shpëtuar komenteve të Partisë Demokratike. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka u shpreh se insistimi i mazhorancës për të ngritur Byronë Kombëtare të hetimit edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është në vijimësi të sulmeve nga institucioneve të pavarura siç janë gjykatat 

“Nuk është hera parë që kjo mazhorancë sulmon gjykatat në përgjithësi, jo vetëm Gjykatën Kushtetuese, por të gjitha gjykatat për vendimet e tyre dhe sulmet verbale janë akti më i lehtë në fakt që ka bërë kjo mazhorancë pasi shpesh gjyqtarët e këtij vendi janë gjetur dhe gjenden sot e kësaj dite nën presionin direkt të kryeministrit për të marrë vendimet që i duhen kryeministrit të vendit flas për vendimet politike.. Pra nuk është ndonjë habi që kemi sulmin e radhës ndaj gjykatave sa për vendimin mendoj që është vendim mjaft i drejtë nuk mundet që Rama të vazhdoj me strategjin e e tij për ta rikthyer Shqipërinë në një vend të ngjashëm me Rusinë e Putinit. Ajo që bëri Rama me Byronë të ashtuquajtur byro nuk ka synim tjetër vetëm të vejë nën kontroll edhe institucionet e tjera te drejtësisë, të cilat nuk janë nën kontrollin e tij”, u shpreh Paloka.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar