Byroja e Hetimit, replika mes
Ramws dhe Bashws nw Facebook

Byroja e Hetimit, replika mes<br />Ramws dhe Bashws nw Facebook
Kryeminsitri Rama ka zgjedhur ironinë për të përshëndetur miratimin e Byrosë së hetimit nga qeveria. Rama i ka cilësuar gënjeshtarë që sbën më nëna të gjithë ata që thanë se ai po bllokon miratimin e 'Byrosë' së hetimit.

"Dikush duhet t'ia freskoje kujtesen publikut lidhur me ç'u deklarua deri dje per Byrone e Hetimit! Genjeshtare si keta s'ben me dot nena jo!"-shkruan Rama

Basha: Votojmë që nesër
Menjëherë pas kësaj deklaratë ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të opozitës Basha i cili i bën të qartë kryeministrit se opozita nuk punon për sarajet e Surrelit ndërkohë që thekson se ata do të votojnë që nesër draftin e dakordesuar sipas Venecias per Byrone e Hetimit!

"Votojme qe neser draftin e dakordesuar sipas Venecias per Byrone e Hetimit! Por harroje se Opozita punon per sarajet e Surrelit."-shkruan Basha

Negociatat e ambasadorit amerikan dhe ambasadores së Bashkimit Europian një ditë më parë duket se kanë pasur sukses. Qeveria miratoi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas ekzekutivit, ky është varianti i negociuar me Partine Demokratike nga amerikanët dhe OPDAT 4 muaj më parë dhe për të cilin opozita ka dhënë miratimin e saj.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois