TIRANË - Ndonëse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi projektligjin e qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit si të papajtueshëm me nenet e kushtetutës, kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra të tjera për tu ngritur kjo strukturë e posaçme. Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu në një intervistë për A1 Report jep dy alternative se si mund të jetësohët Byroja Kombëtare e Hetimit në mënyrë që të respektohet në të njëjtën kohë ligji themeltar i shtetit.
“Alternativa e parë mund të ishte të krijohet ky organ në varësi të organit të prokurorisë, organi i prokurorisë mbetet po me ato atribute që janë themelore. Atij i vihet në shërbim në funksion dhe në ndihmë edhe një organ i ri i krijuar enkas me ligj.
Ndërsa alternativa e dytë mund të ishte diçka tjetër që mund të prekej përmbajtja e nenit 148 të Kushtetutës, ku të mos mbetej organi i prokurorisë si organ i vetëm që ushtron ndjekjen penale, por të bëhej ortak më të në kuptimin e mirë të fjalës edhe një organ tjetër, pra kjo për të cilën ne flasim Byroja Kombëtare e Hetimit”, - tha Abdiu.
Vendimin që ndërmori Kushtetuesja për ta rrëzuar këtë projektligj, ish kryetari i kësaj gjykata e vlerson si të duhurin. Sipas Abdiut në atë mënyrë siç ishte konceptuar projektligji krijonte rrezikun jo vetem të dublimit të prokurorisë, por edhe atë të përqëndrimit të pushtetit në duart e një organi, në rastin konkret të qeverisë
“
Më e keqja është se ky organ ashtu siç u mendua u parashikua që të varej kryesisht nga ekzekutivi. Duke qenë kështu u krijuan shqetësime dhe dyshime se ky organ që ligjërisht e kushtetuetshmërisht nuk e kishte këtë atribut, duke u varur nga Ministria e Rendit dhe personalisht nga Ministri i Brendshëm krijonte rreziqe dhe premisa për të deformuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Pse jo kjo mund të krijonte mundësinë që këto dy organe të dublonin njeri - tjetrin dhe ai që do të gjente ndihmën, favorizimin, përkrahjen më të madhe ndër ta, pra edhe të ekszektuivit dhe të Ministirsë së Brëndshme natyrisht do të ishte organi i parë në ndjekjen penale”, - tha më tej Abdiu.
Por si një ish-kryetar gjykate, Fehmi Abdiu e ka një vërejtje edhe për këtë institucion përsa i takon vonesës për zbardhjen e vendimeve .
“
Tashmë është bërë praktikë e njohur që shumë nga vendimet e gjykatës kushtetuese dhe gjykatave të tjera në tërsi të sistemit të zakonshëm komunikohen, publikohen të paarsyetuara dhe ato arsyetohen me vonesë, madje shumë me vonesë,”- tha Abdiu.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22