Byroja, Paloka: Rama s’ka parë gjë
akoma,Salianji:Të reagonim më fort

Byroja, Paloka: Rama s’ka parë gjë<br />akoma,Salianji:Të reagonim më fort<br>
Pas daljes nga Byroja e Kuvendit, ku u vendos përjashtimi i 7 deputetëve të opozitës me 10 ditë nga punimet e seancave, nënkryetari i PD, Edi Paloka u shpreh se opozita do mbrojë ligjin dhe kushtetutën. Sa i takon zhvillimeve në Kuvend katër ditë më parë ku deputetët e PD hodhën tymuese dhe sende të forta në seancë e votimit të Kryeprokurores Arta Marku, Paloka paralajmëroi se maxhoranca nuk ka parë gjë akoma. 

“Ne kemi bërë betimin si deputet se do të mbrojmë kushtetutën dhe interesat e qytetarëve. Ky parlament e ka humbur legjitimitetin dhe ta harrojë kushdo se mund t’i bëjë shantazh deputetëve. Ky parlament nuk ka parë realisht asgjë akoma. Është vendim i marrë nga një parlament ilegjitim”, tha Paloka.

Numri dy i PD i cilësoi absurde akuzat në adresë të deputetëve, ndërsa akuzoi maxhorancën se të hënën shkeli Kushtetutën. “Kemi bërë një betim për të mbrojtur kushtetutën dhe interesat e qytetarëve shqiptarë. Ajo që ndodhi të hënën ishte një shkelje flagrance nga qeveria dhe maxhoranca e kushtetutës. Të gjithë deputetët e opozitës atë ditë bëmë maksimumin e mundshëm për të mbrojtur kushtetutën. Do të vazhdojmë të gjithë bashkërisht në mbrojtje të kushtetutës. Nuk ka Byro të Ruçit dhe Ramës që të pengojë opozitën të bëjë detyrën e saj”, tha Paloka. 

Ai e quajti komike autokritikën e socialistit Bujar Çela në Byronë e Kuvendit, pas përplasjes në seancë me Kejdi Mehmetajn e LSI. “Ka edhe një pjesë komike. Kishin thirrur edhe një deputet i cili bëri autokritikë, deputeti që goditi Kejdi Mehmetajn. Gramozi tha se kur bën autokritikë Byroja nuk të dënon”, tha më tej demokrati Edi Paloka. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike