Byroja përjashton 5 ditë Braçen
nga Kuvendi, vërejtje Berishës

Byroja përjashton 5 ditë Braçen<br />nga Kuvendi, vërejtje Berishës
TIRANË- 3 deputetë të Partisë Demokratike dhe një i Partisë Socialiste nuk do të jenë të pranishëm në seancën e nesërme në parlament. 

Kjo pasi byroja e Kuvendit, në mbledhjen e sotme vendosi masën disiplinore të pezullimit me 5 ditë nga Kuvendi të deputetëve Edi Paloka, Arben Ristani dhe Roland Keta nga PD dhe Erion Braçe nga PS.

Byroja e Kuvendit u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e PD,  e cila kërkoi pezullimin me 10 ditë të deputetit Erion Braçe, pas debatit me ish kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit do të jetë nesër në parlament, pasi ndaj tij Byroja dha vetëm masën disiplinore "vërejtje".

Menjëherë pas vendimit të Byrosë, deputeti Erion Braçe e quajti të padrejtë vendimin, pasi sipas tij të fyerit dënohen dhe ata që fyejnë jo.

"Mbas 25 vitesh parlament pluralist, e 20 viteve të mia në parlament ndodh se ai që fyen, ai që shan, ai që sulmon, që dhunon, që prish seancat që vret në fund fare, politikisht dhe fizikisht falet përsëri dhe të tjerët dënohen. Kjo është historia për fat të keq e këtij parlamenti në ditët e sotme," tha Braçe i tensionuar.



Sipas tij, në parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm i kryesuar nga Sali Berisha. 

"Po t'i referohemi seancës, çdo gjë ka nisur me Arben Ristanin, jam përgjigjur unë, ka vijuar me Sali Berishën, jam përgjigjur unë dhe pastaj ka vijuar me ndërhyrjen e dhunshme të Palokës dhe pas ndërprerjes së seancës ka vijuar me sulmin fizik të n një deputeti tjetër. Kjo është e vërtëta. Është fare e qartë.
Ajo që më shqetëson pas këtij vendimi ka të bëjë me faktin se në parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm, fyerje, ndaj jetës private. Regjim që kryesohet nga Berisha. Ky regjim që duhet të merrte frymë tani që parlamenti është në një proces vetëpastrimi ndodh e kundërta, dhunuesi të falet dhe gjithë të tjerët të dënohen,"
u shpreh deputeti Braçe.

Më tej Braçe tha se nuk do të mbyllë sytë para këtij vendimi të Byrosë paçka se është pjesë e maxhorancës.

"Unë nuk jam brenda maxhorancës apo brenda qeverisë për të pranuar çdo lloj vendimi. Kush është e padrejtë është e padrejtë. Unë këtë e kam thënë edhe kur partia ime ka qenë në pushtet edhe në opozitë. Edhe kur e gjykon Byroja dhe kur secili nga ju e keni të qartë se ç'ndodhi në kuvend. Ka ku të shkojë më që të vijë kreu i grupit parlamentar të PD për të qëlluar. Ka ku të qëndrojë më që Berisha të fyejë nga nëna deputetin në sallën e kuvendit?"deklaroi deputeti Braçe.

Vendimi i Byrosë së Kuvendit u cilësua i papranueshëm edhe nga nënkryetari i PD, Edmond Spaho.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'