Byroja, Pjerin Ndreu: Mjerë ai që ka 
firmosur 1 shkresë ku ka korrupsion!

Byroja, Pjerin Ndreu: Mjerë ai që ka <br />firmosur 1 shkresë ku ka korrupsion!
Mjerë ai që me dorën e tij ka firmosur një shkresë ku ka korrupsionin!

Ky ishte apeli që bëri sot deputeti socialist Pjerin Ndreu, i ftuar në studion e Report TV, teksa foli për reformën në drejtësi dhe byronë e hetimit.

Ndreu tha se “në rrjedhën e byrosë së hetimit do bien të gjithë. Depozitimi i parave, deklarimi i pasurive, mardhëniet e dyshimta, koncesionet e dyshimta...”

Krimin e organizuar, korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë ai e konsideroi si një problem madhor në vend. “Në Shqipëri, krimi i organizuar ka përmasa të mëdha”, tha ai.

Dhe kjo, sipas deputetit, jo për shkak të peshës që kanë grupet kriminale, por për shkak të veprimeve të dhunshme të tyre që sipas tij, kanë impakt shumë të madh në shoqëri.

Ndërsa, për korrupsionin, Ndreu tha se është një problem që "zë peshë" dhe është krijuar me kohën. Por, shtoi se ashtu si krimi i organizuar e pandëshkueshmërina, edhe korrupsioni do të luftohet nga byroja e hetimit: “Korrupsioni i madh i lë hapsira krimit të organizuar. Paratë e krimit të organizuar duhet të pastrohen. Ka ndodhur kur eksonentë të krimit kanë qenë përkrah politikës...është Byroja e hetimit që do ti çojë përpara drejtësisë”.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit