Këtë të martë pas një sërë zhvillimesh mjaft të rëndësishme politike Byroja e Kuvendit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD për përjashtimin e kryeminsitrit Rama nga parlamenti.

 Në daljen e tij për mediat menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Byrosë deputeti demokrat Edmond Spaho i cilësoi ushtarë të bindur anëtarët e këtij komisioni për vendimin që morën
 
Rama ofendoi me fjalor banal opozitën, gjykatën dhe prokurorinë .Ushtarët e bindur të Ramës vendosën mos e përjashtojnë. Ushtarët vendosën t’i japin Ramës titullin gojëmbli i parlamentit. Ishim të përgatitur, nuk e prisnim përjashtimin e Ramës

Kërkesa e demokratëve erdhi pas replikave të kryeministrit me deputetët e opozitës. Rama i quajti përfaqësuesit e PD si tufë e vogël që janë të gatshëm të hanë njëri-tjetrin. 

Pas këtij momenti Kuvendi ndërpreu punimet dy herë radhazi. 

*Lajmi ne perditesim

Redaksia Online
(s.m/Shqiptarja.com)