Deklaratat e ministres së Brendshme britanike Suella Braverman për vendosjen e byzylykëve elektronikë për personat që hyjnë ilegalisht në Angli kanë sjellë reagime të forta mes të cilave edhe disa persona që prezantohen si emigrantë shqiptarë.
" Kështu do ti heqim roleksët britanikë" shkruajnë ata në disa video, ku demonstrojnë mënyrën si hiqen nga trupi byzylykët elektronikë të gjurmimit. Reagimet në fjalë janë publikuar në disa artikuj nga mediat britanike “The Telegraph” dhe “Daily Mail”.
Personat që pretendohet se janë shqiptarë kanë postuar video të TikTok ku tregojnë se si të hiqen pajisjet gjurmuese të cilat ata i kanë përshkruar si “Rolex britanike”.
Duke përdorur gërshërët e zakonshme ata mburren se kjo u mundëson të arratisen pavarësisht kërcënimit me burg ose sanksione të tjera. "E hoqa etiketën dhe e lashë në shtëpi, kështu që nuk jam i shqetësuar" tha një prej personave në video.
Një personazh tjetër paralajmëroi se heqja e byqylykut mund të sjellë një kthim 28-ditor në burg, por komentuesit iu përgjigjën duke thënë se “të bësh 28 ditë burg nuk është asgjë, është po aq e lehtë sa të hash bukë e djathë”.
Sipas autoriteteve të migracionit në britani, gjatë vitit 2022, shqiptarët që kanë shmangur mbikqyrjen elektrike janë 28 për qind e totalit të rasteve të regjistruara në vend.
Të hënën gjatë disa intervistave në median britanike, ministrja e brendshme Braverman tha se qeveria e Rishi Sunak po shqyrton opsionin e mbikqyrjes elektronike për emigrantët e paligjshëm pasi hyjnë në Britani pasi nuk ka më qeli në dispozicion për mbajtjen e tyre.
Mbikqyrja sipas saj, do të bëhet për ti mbajtur nën kontroll deri në largimin nga vendi. Britania ka aktualisht 2500 vende nga 19 mijë emigrantë kanë kaluar ilegalisht kanalin La Mansh duke hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.
Byzylykë emigrantëve! Shqiptarët i përgjigjen Braverman! Video në Tik-Tok: Kështu do t’i heqim “Rolex-et britanikë”
Komento
Ja dhe /trimat e xha Jahos/! S'keni faj ju,fajin e ka sist.i drejtesise e i burgjeve te GB.Me ato lloj denimesh qe u japin per krimet qe beni dhe me ate trajtim qe ju bejne neper burgjet angleze,pse mos te talleni e te shisni mend!
Përgjigju