Cërrik, ​kapet me armë pa leje
dhe fishekë, arrestohet 43-vjeçari

Një person është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri pa leje.

Mësohet se në pranga është vënë 43-vjeçari Agron Hoxha, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij erdhi pasi, gjatë ditës së djeshme, në afërsi të fshatit Banjë, efektivë të policisë i kanë gjetur një armë zjarri dhe municione luftarake.

Burime zyrtare bëjnë me dije se, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik model 56, kalibër 7.62 mm, 58 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të  mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja