Çadra, Berisha-Ramës: Mos
përçmo veriun, pasi për 30'...

Çadra, Berisha-Ramës: Mos<br />përçmo veriun, pasi për 30'...
Sali Berisha nga çadra e PD para Kryeministrisë u ka fryrë edhe njëherë ndasive krahinore duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka diskriminuar dhe përçmuar veriun e vendit.
 
Sipas Berishës, në qeverisjen e Edi Ramës bashkitë në veri kanë marrë shumë pak investime, ndërsa kryeministri sipas tij u thotë ambasadorëve të huaj se kam futur në parlament kriminelët nga veriu, sepse veriu qeveriset nga njerëz të tillë.
 
"Rama është antishqiptar, sa ishte babai i tij shpirtëror Enver Hoxha. Rama ka investuar në veri më pak se në një bashki, ky është përçarës.
 
Ky u thotë ambasadorëve se kam futur në parlament kriminelët nga veriu, sepse veriu qeveriset nga njerëz të tillë.
 
I them mos mendo t'u shkelësh virtytet veriorëve, tek ti gjejnë strehë horrat dhe kriminelët.
 
Rama i vetmi, që përçmon veriun për dialektin e tij të mrekullueshëm. Tani do të them një fjalë, cdo shqiptar kudo që të jetë, duhet të jetë krenar me atë shqipe që i mëson nëna dhe atij mund ti përqeshë dialektin vetëm ai që nuk është shqiptar.
 
Unë të them mos i përçmo, mos përdor postin, nga do që janë ata, pasi të jesh i bindur se gjëja më e thjeshtë është që ata të japin ty atë që meriton në jo më pak se 30 minuta
" tha Berisha.


 
Protesta e 13 Majit, Berisha: Të gjithë shqiptarët në Tiranë, hapni dyert
Berisha deklaroi sot se Rama ka marrë përsipër aktin makabër duke u bërë varrmihës i pluralizmit politik.
 
Ai i bëri thirrje që të heqë dorë nga zgjedhjet pa opozitën, pasi nuk kanë lindur ata që mund të varrosin liritë politike të shqiptarëve.
 
E ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert, ai ftoi në protestën e 13 majit shqiptarët nga të gjitha trevat dhe diaspora.
 
"Kavaja i tha Ramës që data 7 do të jetë fundi yt, atë që mori Ramiz Alia në 1991.
 
Kjo fitore e çadrës, ishte mesazh frymëzues për shqiptarët, 13 maji do të jetë dita e triumfit, ditën e protestës më të fuqishme në histori.
 
Thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert për njerëzit që do të vijnë në protestë.
 
Rama ka urdhëruar ministrat të bëjnë piknik- me gjimnazistët për të mos ardhur në protestë, por ata do të vijnë.
 
Rama i ka bërë dëmin më të madh Shqipërisë pas Enver Hoxhës, do të marrë fundin që meriton.
 
Të ftoj në atë dritare në 13 maj dhe të garantoj që ne protestën e kemi paqësore, por të siguroj, çadra do të duket everest, atëherë do të shikosh ti se cila është çadra dhe do të tmerrohesh.
 
Ftoj shqiptarët nga të gjitha trevat dhe diaspora të gjithë në Tiranë për të mbrojtur votën e lir
ë" deklaroi Berisha. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë

Hajdutët akrobatë grabisin të paktën 1 mln euro në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë