Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të hënën dy ndeshjet e fundit për raundin e 34-t. Cagliari fitoi 3-2 kundër Atalantës, ndërsa Lazio barazoi 3-3 kundër Udineses.
Në Sardegna, Cagliari fitoi 3-2 kundër Atalantës në një ndeshje që mund të ketë shpëtuar sezonin e vendasve. Vendimtar për Cagliarin ishte 19-vjeçari nga Senegali, Paul Mendy. Djaloshi i të rinjve luajti ndeshjen e pestë të sezonit dhe shënoi dy gola, fillimisht pas disa sekondash lojë dhe më pas në minutën e tetë. Në fundin e pjesës së parë Scamacca barazoi 2-2 për Atalantën. Në pjesën e dytë Gennaro Borrelli shënoi golin e tretë për Cagliarin që fitoi 3-2. Paçka humbjes, më i miri në fushë ishte mbrojtësi i Atalantës dhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili u vlerësua me notën 8.5 nga 'Flashscore'.
Në 'Olimpico' të Romës, Lazio dhe Udinese barazuan 3-3 në një ndeshje shumë emocionuese që u vendos vetëm në shtesë. Miqtë kaluan në epërsi pas 18 minutash lojë me golin e Ehizibue, për ta mbyllur 0-1 pjesën e parë. Në fraksionin e dyë Lazio barazoi me Luca Pellegrinin, ndërsa Pedro përmbysi sfidën për kryeqytetasit në minutën e 80-të. Kur u duk se Lazio po i drejtohej tri pikëve, Udinese riktheu avantazhin me dopietën e Arthur Atta në minutat 86 dhe 90+3. Në shtesën e pestë Daniel Maldini barazoi rezultatin për 3-3, teksa dy skuadrat ndanë nga një pikë.
Pas 34 ndeshjeve të këtij sezoni dhe katër raunde nga fundi i Serie A, Interi me 79 pikë mban kreun e renditjes, ndërsa zikaltërit mund të mbyllin llogaritë e titullit kampion me një fitore kundër Parmës në fundjavë. Napoli, Milani dhe Juventusi mbeten në zonën Champions.
Serie A, raundi 34:
E hënë, 27 prill 2026
Cagliari 3-2 Atalanta
Lazio 3-3 Udinese
Renditje:

Komente