TIRANE -  Edhe pse kanë kaluar vetëm 4 vite nga ndërtimi i mbikalimit të Shkozet, prej ditës së djeshme nuk do të jetë i aksesueshëm për automjetet.

Vendimi vjen pas çarjeve të kolonave të saj anësore, për shkak të tërmetit që ra mëngjesin e së martës. 

Ishte ministri i Transporteve në atë kohë, Edmond Haxhinasto, që ne 2015 përuroi punimet, e duke theksuar se ishte bërë përpjekje serioze për të sjellë një standard të ri.

8 milion euro u dhanë për ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit nga Fondi Saudit për Zhvillim, ndërsa kontraktor ishte Green Line Trading and Contracting Co (Ë.L.L), Kuvajt.

Gabimisht kemi shkruar se punimet e mbikëqyrjes u kryen nga firma CEC Group e Tiranës, e cila në të vërtetë nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto punime. Firma që ka kryer mbikëqyrjen në fakt është kompania kuvajtiane CEC Zaydi Partners dhe THC. 

Bllokimi i saj u njoftua dje nga ARRSH, e cila përmes një njoftimi zyrtar nuk dha arsye pse mbikalimi përbën rrezik për përdoruesit e saj.